Berisha: Sulltan Novruzi tjetër të na gjejë më mirë dhe pa monizmin e Sulltan Salep Surrelit

Kryetari i PD, Sali Berisha, uroi shqiptarët me rastin e festës së Sulltan Novruzit. Berisha shkruan në urimin e tij se, Sulltan Novruzi tjetër të na gjejë më mirë në paqe, harmoni dhe pa monizmin e narkoshtetin e Sulltan Salep Surrelit!

Urimi i Berishës

Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit!

Të dashur miq,

Bektashinjve shqiptarë ju uroj nga zemra gëzuar ditën e madhe dhe të bekuar, Sulltan Novruzin.

Kjo ditë për bektashinjtë dhe mbarë besimtarët e Zotit, është ditë besimi, mbarësie dhe shprese.

Për të gjithë ne, ditë e lindjes, jetës dhe shpresës së pashuar! Le të urojmë që Sulltan Novruzi tjetër të na gjejë më mirë në paqe, harmoni dhe pa monizmin e narkoshtetin e Sulltan Salep Surrelit!

Gëzuar! sb

About Redaksia

Check Also

E krahason me kazanët e plehrave/ Injorimi i regjimit të Tiranës ndaj paralajmërimit amerikan

Një ditë pasi Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëroi se grupe të lidhura me Iranin mund …

Leave a Reply