Rama nuk përmbahet, sulmon “Prestige Resort” dy ditë pas raportit të DASH

Një tjetër skandal nga qeveria e Edi Ramës! Policia e Shtetit ka sulmuar sot në ditë pushimi në godinat e ‘Prestige Resort’ në Golem.

Në ditën e festës zyrtare të Sulltan Nevruzit, kryeministri kërkon konfiskimin e ‘Prestige Resort’.  KKT ka marrë vendim për konfiskimin e dy godinave të ‘Prestige Resort’ më 1 mars të vitit 2023.

Këtë të mërkurë, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë kanë zbarkuar në ambientet e resportit, teksa çështja ndodhet ende në gjykatë, pasi ‘Hysenbelliu Group’ e ka ankimuar vendimin në Gjykatën Administrative.

“Urdhrat që keni marrë janë urdhra të brendshëm. Vendimi thotë: kalim në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë të godinës. Ne s’e kemi humbur posedimin e sendit. Jemi në gjyq. Nëse e vlerësoni se jeni pronarë, atëherë duhet të keni një vendim. Vendimi juaj që kërkoni që të na nxirrni jashtë, është i paligjshëm”, tha përfaqësuesi ligjor i shoqërisë Hysenbelliu Group.

Por vendimi i Ramës vjen pikërisht pak pasi Departamenti i Shtetit kritikoi ashpër sulmin që Rama i bëri më herët resortit ‘Prestige’.

Shembja e ‘Prestige Resort’ ka zënë vend në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin e kaluar. Ky sulm ndaj një biznesi përmendet në raport si një trysni mbi mediat.

“Më 4 dhjetor, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit prishi një hotel duke përmendur shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit. Në datën 1 dhjetor, kompania e ndërtimit të resortit kishte depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Durrësit, duke kërkuar një vendim në pritje të shqyrtimit ligjor të urdhrit të prishjes së IKMT. Gjykata nuk caktoi menjëherë gjyqtarin dhe IKMT vazhdoi me shembjen. Pronari i hotelit, i cili gjithashtu zotëron disa media dhe biznese të tjera, pretendoi se hoteli i tij u shkatërrua për të mbytur kritikat dhe mospajtimet. Qeveria pohoi se veproi në përputhje me ligjet në fuqi dhe se kjo prishje ishte pjesë e një fushate më të gjerë për të çrrënjosur ndërtimet e paligjshme në vend”, thuhet në raport.

“Vazhdon shqetësimi se kritikat e hapura ndaj qeverisë mund të kenë pasoja negative,” thuhet haptas në raport.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply