Berisha: 24 marsi, dita e historisë për NATO-n, lirinë e Kosovës dhe kombin shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me rastin e 24 vjetorit të nisjes së sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë, duke nisur edhe çlirimin e Kosovës nga ushtria serbe.

Reagimi i kreut të PD, Berisha

Të dashur miq!

24 vite më parë, me 24 mars 1999 Aleanca e Atlantikut  të Veriut në një vendim historik unanim e udhëhequr nga SHBA dhe presidenti Bill Klinton, ndërmori ofensivën e saj ajrore më të madhe pas luftës së dytë botërore.

Ofensivën e parë në historinë e saj në mbrojtje të lirive dhe të drejtave njerëzore të 2 milion shqiptarëve në Kosovë që përjetonin gjenocidin  dhe barbaritë që hordhitë pushtuese të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç ushtronin ndaj tyre.

Ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s kundër Beogradit krahas luftës çlirimtare të UÇK pati rol vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndaj shqiptarët i mbeten mirënjohës përjetë NATO-s, SHBA dhe vendeve të tjera anëtare për rolin e tyre çlirimtar për shqiptarët në Kosovë dhe vendosjen e paqes në Ballkan.

Zoti e bekoftë NATO-n, vendet e saj anëtare dhe ushtritë e saj. #sb

About Redaksia

Check Also

Denoncimi i PPE/ Marta Kos, pjesë e Shërbimit Sekret të Millosheviçit

Romana TOME Marta Kos është e para komisionere e BE-së që ka patur një të …

Leave a Reply