Në kuadër të projektit “Selia e PD përtej politikës”, Lidhja Demokratike Gruas, Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Departamenti Brain Gain, në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, organizojnë eventin “Dita Kulturore” kushtuar artit.
Eventi, i organizuar nën kujdesin e kryetarit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, nis të Shtunën, në ora 10:00, me një ekspozitë të disa prej artistëve të rinj të Universitetit të Arteve, të cilët do të paraqesin veprat e tyre, piktura e skulptura. Ekspozita “Trashendentët,” në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, do të zgjas tre ditë.
“Dita Kulturore” të Shtunën vijon me prezantimin e librit “Midis Krimeve dhe Mirazheve” të shkrimtarit Besnik Mustafaj, që do të zhvillohet në orën 16:00, në sallën “Gramoz Pashko”.
Çdo qytetar është i mirëpritur në ambientet e selisë së Partisë Demokratike.
Mediat gjithashtu mund të ndjekin nga afër këtë event.