Berisha në Kurbin: E keni mbështetur PD-në në kohëra të vështira, jeni forcë dhe energjia e sukseseve

Kryetari i PD, Sali Berisha ju drejtua demokratëve të Kurbinit se, e keni mbështetur PD-në në kohëra të vështira, jeni forcë dhe energjia e sukseseve. Berisha tha se, Edi Rama ka përqendruar në dorën e tij të gjitha pushtetet, dhe ka përzënë votën.
“Më së pari një mirënjohje të pakufishme për këtë pritje të zjarrtë dhe një ndjesë të ndjerë për të gjithë ata të cilët mbetën për shkak të kapacitetit të sallës, në oborrin e këtij pallati.
Mbetem borxhli dhe mirënjohës, pafundësisht.
Të dashur demokratë të Kurbinit, mirënjohja ime dhe e PD-së është e pakufishme për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë dhe i jepni PD-së. Kjo mbështetje ka qenë forca, energjia e sukseseve, e kapërcimit të vështirësive nga Partia Demokratike.
Vij sot me një ndjenjë kënaqësie të veçantë të paraqes para jush si kandidat për qytetar të parë të bashkisë Kurbin, njërin nga qeveritarët vendorë më të sprovuar jo vetëm të Kurbinit, por edhe të Shqipërisë, Behar Haxhiajn. Njeriun që qeverisi si një shërbëtor i bindur, i përkushtuar, i qytetarëve që e votuan atë. Njeriun që vuri të gjithë energjinë e tij për të zgjidhur, problemet, hallet e komunës dhe qytetarëve të saj.
Por Behar Haxhiajn, e kam paraqitur disa herë para qytetarëve, por kësaj here vij më ballëlartë se asnjëherë para jush, sepse ai është kandidati që ju zgjodhët vetë, që ju e votuat në një proces primaresh të aplikuar për herë të parë në këtë formë në Shqipëri dhe ju garantoj unë ju, ky është standardi më i mirë i përcaktimit të qeveritarëve vendorë, të drejtuesve të partisë, të deputetëve. Dhe ka marrë fund me këtë rast koha kur ata vinin kandidatura të kryetarit apo kryesisë së PD-së, në piedestal sot është anëtari dhe anëtarja e PD-së, mbështetësi ynë, me dinjitetin e tyre me vullnetin e tyre politik, do të jetë ligj, njëherë e mirë.
Krahasoni pak kandidatët tanë të lirisë, Beharin, Pashkun, Albertin dhe kudo në Shqipëri, me kandidatët tjerë që kanë dy tipare; së pari ky ti prekësh janë për arrestime dhe burgje se kanë vjedhur ditë e natë. Kjo është e vërteta, e faktojnë vetë zhvillimet.
Së dyti janë që të gjithë klonime të Edi Ramës dhe nuk kanë asnjë lidhje, as me bazën e PS-së dhe as me PS-në. Edi Rama ka përqendruar në dorën e tij të gjitha pushtetet, dhe ka përzënë votën”, ushpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply