Bardh Spahia takim me të rinjtë e PPE: Rinia rol kyç në Bashki

Këshilli i të rinjve të Partive Popullore Evropiane ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Shkodrës ku u pritën nga kryetari i bashkisë Bardh Spahia. Gjatë fjalës së tij Spahia foli për mbështetjen ndaj rinisë, duke theksuar se ka zgjehdur ti ketë bashkëpunëtorë të afërt në zhvillimin e qytetatit.

“Për rëndësinë e përfshirjes së të rinjve dhe të rejave në politikëbërje dhe ajo ccfarë është kryesorja në vendimmarrje. Them jam një ndër personat qës mund të flas realisht me fakte sepse, e para  vij nga radhët e organizatave rinore të partisë demokratike sicc është forumi rinor, nuk ka asgjë dhe askush nuk ka ndikur më shumë se të rinjtë dhe të rejat nq zhvillimet e fundit politike në vendin tonë” tha Spahia.

Në mesazhet e tyre, të rinjtë e PPE  vunë theksin tek rëndësia që ka përfshirja e kësaj moshe në vendimarrje. Ata i uruan kryebashkiakut Spahia suksese dhe fitore në zgjedhjet e 14 Majit.

Në mbyllje të takimit, kryebashkiaku Spahia i ftoi të rinjtë evropianë të rikthehen në Shkodër por njëkohësisht ta promovojnë këtë qytet dhe vlerat që ai mbart, si një prej qendrave më të rëndësishme të rajonit.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …

Leave a Reply