Këlliçi ngushëllon familjarët e Pal Kolës: Pa u prangosur ekzekutorët s’ka siguri për qytetin

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga primaret për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj Top Channel dhe vrasjes së rojes së sigurisë Pal Kola.

Këlliçi i ka shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e njeriut të dashur, si dhe ka kërkuar që ekzekutorët të prangosen një orë e më parë.

‘Në pranga ekzekutorët një orë e më parë! Me ta të lirë nëpër rrugë nuk do të ketë siguri për qytetin. Tirana përfundon përsëri në faqen e parë të kronikës së zezë dhe Policia e Shtetit e Drejtësia duhet me patjetër të marrin masa serioze për këtë situatē alarmante’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë

Ngushëllime familjes Kola për humbjen e njeriut të dashur! Zoti iu lehtësoftë dhimbjen!

Në pranga ekzekutorët një orë e më parë! Me ta të lirë nëpër rrugë nuk do të ketë siguri për qytetin.

Tirana përfundon përsëri në faqen e parë të kronikës së zezë dhe Policia e Shtetit e Drejtësia duhet me patjetër të marrin masa serioze për këtë situatē alarmante. Një ngjarje kaq të rëndë kriminale pranë njërës prej mediave kryesore të vendit duhet ta vërë shtetin në lëvizje.

PS: Kjo është e vetmja monedhë që ra nga xhepi i punonjësit

About Redaksia

Check Also

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?

Në Tiranë, më 10 tetor 2025, gjatë prezantimit zyrtar të rezultateve të Anketës Ndërkombëtare të …

Leave a Reply