Këlliçi: Tirana ka numrin më të lartë të fëmijëve azmatikë në Europë, transporti publik falas do ulë ndotjen!

“Duhet ta dimë që Tirana ka numrin më të lartë të fëmijëve azmatikë në Europë. Tirana është një nga dhjetë qytetet më të ndotura, një nga kryeqytetet më të ndotura të Evropës, e thonë raportet ndërkombëtare, e thotë NUMBEO”

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës shpjegoi sot në KAFE SHQETO se si do të realizohet zotimi i tij për transport publik falas për të gjithë banorët e Tiranës dhe sa i rëndësishëm do të jetë ai edhe për shëndetin e popullatës.

“Jemi vendi me numrin më të lartë të fëmijëve azmatikë në Europë”, theksoi Këlliçi.

“Do të kemi transport publik moden dhe falas. Përpos 16.5 milionë eurove që do të shkojnë në vit për këtë shërbim, do të shkojnë edhe 5 milionë euro të tjera për modernizimin, për shtimin e flotës të autobusëve që të vijnë në orar. Më thuaj një stacion sot në Tiranë, që ka një tabelë orari, që ka një tabelë informacioni, që qytetarët shkojnë e shohin dhe autobusi vjen për 5 minuta?! Kjo nuk ndodh.

Ajo që do të ndodhë është që ne do të adoptojmë modelet më të mira që bëhen në të gjithë botën dhe Europën për ata që janë skeptikë dhe ata që kanë menduar se ne jemi kryeqyteti i parë në botë që po bëjmë këtë premtim, që bëhet ky premtim dhe po merret kjo nismë.

Kjo është lista e të gjitha qyteteve në botë dhe kryeqyteteve ku aplikohet plotësisht ose pjesërisht, transporti publik falas, pjesërisht sepse ka për ditë të javës, ka vende që e bëjnë për fundjavë, ka vende që e bëjnë në një orar të caktuar të ditës, ka vende që e bëjnë për një fazë moshe të caktuar.

Ka vende si Talini, kryeqyteti i Estonisë, që është pothuajse sa gjysma e Tiranës, 430 mijë banorë, që nga viti 2013 e ka aplikuar tërësisht falas. Ajo që do t’i kërkojmë qytetarëve është që të regjistrohen në bashki, ata që janë rezidentë në bashkinë e Tiranës, që jetojnë në bashkinë e Tiranës si dhe studentët, të regjistrohen. Do të marrin një kartë që janë të regjistruar pranë bashkisë Tiranë, dhe me këtë kartë mund të përdorin transportin publik falas çdo ditë të javës, duke i lehtësuar jetën 200 mijë qytetarëve që e përdorin këtë shërbim, duke sjellë barazi sociale, duke ulur ndotjen, duke ulur numrin e sëmundjeve.

Janë shumë njerëz të sëmurë për shkak të ajrit të ndotur në Tiranë.   Jemi vendi me numrin më të lartë të fëmijëve azmatikë në Europë dhe kjo nuk është normale. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në buxhetin e më të varfërve. Është diçka më se e realizueshme dhe nëse kjo mua më kushton 6,8% të të gjithë buxhetit të bashkisë, është një lajm i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm që është kaq pak fatura, se është e përballueshme, vetëm me një kusht nëse ke vullnetin për t’u shërbyer qytetarëve”.

About Redaksia

Check Also

Vuçiç nuk shkoi në Paris për të shmangur injorimin nga Trump me Vjosa Ormanin

Nën dritat e katedrales së restauruar Notre Dame në Paris, të shtunën e kaluar u …

Leave a Reply