Sulmi ndaj Top Channel, Boçi: Akt terrorist që kërkon përgjigje të menjëhershme

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga primaret për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj Top Channel.

Boçi shkruan se, të qëllosh me breshëri plumbash ndaj godinës së një medie kombëtare është të sulmosh fjalën e lirë dhe një prej pushteteve më të rëndësishme në vend!

Gjithashtu Boçi është ndalur edhe te humbja e jetës së punonjësit të sigurisë, ku sipas tij e bën akoma më tragjike ngjarjen dhe është një tjetër jetë e pafajshme që humb nga breshëritë e plumbave brenda një kohe të shkurtër.

Postimi i plotë

Sulmi i armatosur ndaj Top Channel është një akt terrorist që kërkon përgjigje të menjëhershme!

Të qëllosh me breshëri plumbash ndaj godinës së një medie kombëtare është të sulmosh fjalën e lirë dhe një prej pushteteve më të rëndësishme në vend!

Humbja e jetës së punonjësit të kompanisë së sigurisë, Pal Kola, e bën akoma më tragjike ngjarjen dhe është një tjetër jetë e pafajshme që humb nga breshëritë e plumbave brenda një kohe të shkurtër.

Siguria publike në vend është në ditët e saj më të zeza! Kjo është një ngjarje që duhet zbardhur urgjentisht!

About Redaksia

Check Also

KQZ konfirmon manipulimet me votën e emigrantëve edhe në Lezhë, shifra…

Shifrat skandaloze të manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit konfirmohen zyrtarisht nga dokumenti zyrtar i …

Leave a Reply