Berisha: Të bashkohemi me çdo socialist, demokrat dhe pa parti të votojmë për ndryshimin

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri thirrje nga Kuçova të bashkohemi me çdo socialist, demokrat, pa parti. Nëse nuk votojmë për ndryshimin, do të shkojmë edhe më keq. Berisha tha se, Edi Rama blen për oborrin e zyrave të tij, vazo lulesh druri 4 mln euro, çfarë ndodh kështu, si vjedhin këta.
“Ku shkojnë paratë sot? Paratë sot shkojnë në dy kanale, tek qeveritarët dhe klientela e tyre. Po të shohësh miliardat, vetëm borxhe janë marrë 5 miliardë euro. Të ardhurat çdo vit nga 4 miliardë. Pra, para ka shumë, kjo është e vërteta, por ato nuk shndërrohen në rroga, pensione, infrastrukturë, nuk shndërrohen në ndihmë për fermerët, bizneset.
Ku shkojnë? I marrin qeveritarët dhe klientela e tyre. Pra të gjitha këto përqendrohen në duart e një pakice, stërpakice. Kurse shumica dërmuese e shqiptarëve po jetojnë në vështirë dhe ngushtësi ekonomike në rritje.
Ky kryeministër 136 udhëtime me avion personal me dhomë gjumi. Ministrat e tjerë, 15 fluturime Tiranë-Peshkopi, Xhaçka me helikopter nga 15 mijë euro fluturimin. Të tjerë ulen e darkojnë me biftekë që kushtojnë sa një ka, 1 mijë euro.
Edi Rama blen për oborrin e zyrave të tij, vazo lulesh druri 4 mln euro. Çfarë ndodh kështu, si vjedhin këta. Këta ndërtojnë 1 km autostradë me 24 milionë euro. Kurrë në rruzullin tokësor kjo nuk ndodh. Në një kohë kur ajo kushton, maksimumi 2-3 mln euro. Këta ndërtojnë një shkollë në Tiranë me 6 mln euro, në një kohë kur në Europë ndërtohen 9 shkolla të atilla.
Kreu i bashkisë në Tiranë del e u thotë qytetarëve se ka mbjellur 1 mln pemë. Mendon se ata hanë bar dhe nuk janë qytetarë. E di çfarë do të thotë 1 mln pemë apo jo. 1 mln pemë do të thotë 6 mijë hekratë pyll, dhjetë herë parku i madh i liqenit. Do të thotë vetëm gropa, 25 hekratë e madhe për të mbjellë të gjitha ato. Kujt ja thotë? Ja thotë qytetarëve të kryeqytetit. Po pse u thotë, sepse vjedh e vjedh me fidanët. Kam mbjellë thotë 1 mln pemë. Por një fidan sikur vetëm 10 euro të kushtojë, ka vjedhur të paktën 9 mln euro.
Nuk kanë skrupull. Kanë kaluar në vjedhje të hapura, as që duan të ja dinë për qytetarin, fëmijët, pensionistë, nxënësit, bizneset.
Çfarë është kjo sot? Është një kushtrim, apel, të bashkohemi me të gjithë ata të cilët e kuptojnë se Shqipëria është një vend i bekuar, se Shqipëria ka pasuri përrallore, se Shqipëria është një trashëgimi e jashtëzakonshme që e lanë të parët tanë, me rezerva natyrore të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër.
Se shqiptarët në këtë vend, pavarësisht se e nisët me 204 dollarë për frymë në vitin 1992, arritën në vitin 2008, të kalojnë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Pra, a mund të vazhdojmë ne kështu. A mund të vazhdojmë të na vjedhin në këtë mënyrë. A mund të mashtrojnë të na vjedhin në këtë mënyrë, si historia e pyllit me 1 mln pemë.
Askund në botë nuk ndodh kjo. Asnjë populli nuk mund të ja bësh këtë. Por ne duhet të ulemi të bashkohemi me çdo socialist, demokrat, pa parti, me çdo njeri që është indiferent, që është i pakënaqur qoftë edhe me ne, por ti themi ama; ja ku janë, ja ç’po ndodh.
Nëse ne nuk votojmë për ndryshimin, ne do të shkojmë edhe më keq. Nëse në 8 vite kanë ikur 1 mln, në 16 vite po vazhduam kështu, nuk dihet se kush do të mbesë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardeli: Rritja e çmimit të ujit duhet të ndalet menjëherë! Shkodra nuk ua ka për borxh!

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli ka reaguar gjatë ditës së sotme në një deklaratë për …

Leave a Reply