Berisha: Njerëz të pafajshëm vriten, Rama del sot dhe e bën cinikun: “rendi sot është më mirë se kurrë”

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Kuçova se, njerëz të pafajshëm vriten, Rama del sot dhe e bën cinikun: “rendi sot është më mirë se kurrë”. Berisha tha se, sigurisht kur kryeministri vendos si lajtmotiv ‘kokën t’i hanë njëri-tjetrit’, kjo është licencë për të vrarë.
“Më 14 maj ne duhet ti japim një përgjigje të merituar regjimit që bazohet në krimin dhe drogën. Me lidhjet e tij të tilla, ky regjim ka krijuar pasiguri absolute te qytetarët shqiptarë. Njerëz të pafajshëm vriten, të tjerë plagosen. Para një jave u ekzekutua në banak, një nënë, një gjyshe që bënte dy punë për të mbajtur mbesën e saj.
Para 3 ditësh u ekzekutua në kabinë, tek rrinte tërë natën, turni i tretë, një roje, në një breshëri kundër një mediaje. Sigurisht kur kryeministri vendos si lajtmotiv ‘kokën t’i hanë njëri-tjetrit’, kjo është licencë për të vrarë. Kjo është licencë për vrasësit. Kurrë një kryeministër nuk mund të thotë një gjë të tillë. Një kryeministër ka ligje, institucionin, ka policinë, dhe nuk le njerëz të vriten. Një kryeministër, që ata që kryejnë krime, urdhëron të shkojnë atje ku e kanë vendin, por jo të ekzekutojnë njëri-tjetrin rrugëve dhe të ekzekutojnë edhe qytetarë të pafajshëm me breshëritë e tyre.
Kur një kryeministër thotë ‘kokën ti hanë njëri-tjetrit’ ai i ka la duart. Rrugët, sheshet, lokalet janë në duart e krimit. Kur kryeministri i vendos tritol medieve, bandat e tjera guxojnë dhe shkrehin breshëri kundër tjerave. Dhe cili është qëndrimi në këtë rast? Cinizmi më ekstrem. Dje familjarët varrozën njeriun e tyre të pafajshëm që vdiq, që u ekzekutua në kabinë tek kryente detyrën. Sot si ngushëllim patëm nga ky cinik se; rendi sot është më mirë se kurrë. A ka cinizëm, përçmim më të madh ndaj qytetarëve se ky.
Miqtë e mi!
14 maji është një ditë e vendimit më të rëndësishëm që kemi marrë ne nga 1992 e deri më sot. Është më i rëndësishmi sepse ne vijmë në 14 maj dhe jemi sot qytetarët më të vjedhur të Europës dhe ndër më të vjedhurit në botë.
Në vitin 2008, pas një udhëtimi të gjatë, shekullorë në varfëri, ne ja dolëm me lumejtë tuaj të djersës, me mund, me reforma, të jemi më të paguarit në Ballkan. Të paguhemi më mirë se bullgarët dhe rumunët në rroga mesatare. Nuk ishim të pasur, por ishim në ngjitje dhe ngjitja është shpresë dhe shqiptarët nuk po largoheshin nga Shqipëria. Lëviznin, por në Shqipëri numri i tyre po rritej çdo vit.
Sepse shqiptarët u bindën se Shqipëria është një vend që mund të bëhet nga shqiptarët. Se të mirat dhe pasuritë e saj janë përrallore. Se qeveria kishte një qëllim kryesor, rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. U ndërtuan në zonat rurale mbi 8 mijë km rrugë, u ndërtuan në mbarë Shqipërinë mbi 11 mijë km. U dyfishuan rroga e pensione dhe kjo është e vërtetë e pamohueshme.
Por pse këto? Sepse kishte një qëllim dhe ky qëllim ishte të përmirësohej sa më shumë jeta e shqiptarëve, të përmirësoheshin kushtet e jetës së tyre aty ku jetonin. Kishte një parim, pa fshat të zhvilluar nuk ka Shqipëri të zhvilluar. Ta kemi të qartë. Zhvilloi sa të duash qytetet, por duhet edhe fshati të jetë i zhvilluar. Përndryshe këtu modern dhe atje mesjetë, nuk është zhvillim dhe ne ecëm në këtë mënyrë.
Çfarë ndodhi? Nga 2013 e gjer sot, ne jemi të fundit për rroga e pensione në Ballkan. 40 % më të ulëta se në Kosovë. Mjekët në Kosovë marrin dyfishin e mjekëve tanë. Mësuesit pothuajse dyfishin. Policët, oficerët pothuajse dyfishin. Por Kosova ka një buxhet dy herë më të vogël se ne. 2 miliardë e ka Kosova buxhetin, 4 miliardë e kemi ne buxhetin. Çfarë ndodh, pse Kosova këto. Sepse kryeministri, qeveria e Kosovës ka qëllim jetën e qytetarëve, përmirësimin e jetës së pensionistëve dhe qytetarëve. Kurse ky i Shqipërisë ka qëllim të vjedhë e të vjedhë sa më shumë”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Masakra e Shkodrës/ Babai i Licit: Djalin e vrau grupi që është i lidhur fort me qeverinë

Një nga emrat më të njohur në Shkodër, i konsideruar si “Plaku” i fisit Lici …

Leave a Reply