Berisha: PD do krijojë kushtet e kalkulueshme për të qëndruar në Shqipëri

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike do krijojë kushtet e kalkulueshme për të qëndruar në Shqipëri. Berisha tha se, Shqipëria ka absolutisht gjithçka, çdo potencial dhe mundësi për të qenë një nga vendet me demografinë më të shëndetshme në rajon dhe Europë.
“Duhet të mendojmë se cili është raporti ynë me këtë vend, me këtë komb.
Të zgjohemi se kemi një problem serioz. Asnjë njeri i qytetëruar nuk mund të rrijë i heshtur, indiferent para këtij agresioni. Jo ushtarak, por të gjithanshëm.
Para këtij vendi që po shndërrohet në laboratorin eksperimental të doktrinës famëzezë të Sorosit.
Këtu po aplikohet doktrina e shkatërrimit të familjes, të cilës ne më shumë se çdo gjë i detyrojmë ekzistencën si komb.
Lindshmëria ka rënë në mënyrë dramatike.
Çdo shqiptar duhet të kujtojë një thënie të Faik Konicës se vetëm 37 shqiptarë e duan Shqipërinë.
Ai ishte në fatalitet, por shqiptar më të zgjuar nuk mbajnë kohërat. Ne bëjmë mirë, jo të mendojmë se vetëm 37 shqiptarë e duan Shqipërinë, por ai është një apel që ne të mos pranojmë këtë realitet.
Është një mision sot kundërshtimi i këtij realiteti.
Shqipëria ka absolutisht gjithçka, çdo potencial dhe mundësi për të qenë një nga vendet me demografinë më të shëndetshme në rajon dhe Europë.
PD do qëndrojë fuqishëm së pari në krijimin e kushteve të kalkulueshme për të qëndruar në Shqipëri.
Së dyti me politika specifike demografike që janë jetike dhe të domosdoshme për të përballuar këtë shpopullim të frikshëm”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply