Kandidatura që PS i ofron Tiranës është një gjymtim i dytë që i bëhet kryeqytetit

Nga Iva V.GRILLO

Turpi!!!
Para disa vitesh, pas shembjes talibaneske te teatrit kombetar, duke diskutuar me time moter e cila rastis te jete edhe psikologe, m’u ngulit ne mendje nje vezhgim i saj:
“Ne rastin e kryebashkiakut Veliaj sigurisht qe drejtesia duhet te flase fort dhe pa hezitim, por kjo nuk mjafton.
Duhet dhe nje instrument tjeter shoqeror i cili vendos ne vend nderin e neperkembur te Tiranes dhe qytetareve te saj…
Nje lloj shpagimi nga ana e qytetareve, nje lloj turperimi publik, nje lloj mesazhi i qarte distancimi nga ky individ dhe modeli politiko-njerezor qe perfaqeson”.
Dikur, ne koherat me te vjetra perveç gjykimit nga keshilli i te urteve te fshatit, faqezinj te tille qe neperkembnin bashkefshataret e vet, nxirreshin ne mes te fshatit dhe gjindja i tregonte me gisht e i turperonte publikisht per veprat e tyre te padenja.
Ky ishte instrumenti shtese i shoqerise per te vendosur disa ekuilibra morali, te drejte dhe sidomos per t’u distancuar nga vesi…
E tani ne koherat moderne çfare ndodh?!
Kur drejtesia (çka duhet te jete ekuivalenti i keshillit te te urteve) jo vetem nuk vepron, por perkundrazi, lejon qe ky model faqeziu t’ju propozohet qytetareve serish, duke ia propozuar si “burre te mire”, cila mund te jete menyra me e mire e refuzimit te ketij modeli?
Dikush mund te thote qe kutia e votimit eshte pergjigjia…
Kjo mund te ishte pergjigjia ne nje shtet normal qe funksionon, por ne nje shtet te kapur deri ne qelize kjo nuk mjafton.
Kandidatura qe PS i ofron Tiranes eshte nje turperim e gjymtimi dyte qe ata i bejne kryeqytetit dhe qytetareve te saj.
Si nje vajze tiranase dhe si nje votuese shqiptare une e refuzoj me neveri kete kandidature dhe e akuzoj forcen politike qe na e ka ofruar kete faqezi per here te dyte, si nje force antipopullore, anti-Tirane dhe te korruptuar ne thelb.
Partia Socialiste mban pergjegjesi per kete turperim te dyte qe po i ben qytetareve te Tiranes dhe nqs ka mbetur ndonje grua a burre me integritet ne ate force politike, sot eshte koha per t’a ndalur kete farse, duke dale hapur kunder ketij propozimi.
Veliaj duhet te jete para drejtesise dhe jo brenda Bashkise.
Per t’u kthyer tek turperimi publik qe i duhet bere kryekzekutorit te Tiranes ne keto kohe “moderne” ku keshillin e te urteve duket se e ka marre lumi, duhet:
Bojkot total te çdo aktiviteti te tij
Rezistence qytetare kudo qe ky shfaqet
Demontim i çdo genjeshtre e mashtrimi qe ben
Ta therrisni publikisht me emrin e turpit qe meriton: faqezi!
#VeliajParaDrejtesise
#VeliajJashteBashkise
#StopFarsesVeliaj

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply