Kryebashkiakia e Ramës, tender 290 milion lekë për gjelbërimin në prag të zgjedhjeve

Kryebashkiakia e Ramës në Durrës hap tender 290 mln lekë për…gjelbërimin e qytetit në prag të zgjedhjeve.

Bashkia e Durrësit, me në krye Emiriana Sakon, ka shpallur ditën e hënë, 27 mars 2023, një tender me vlerë mbi 290 milionë lekë të vjetra, pa TVSH, për gjelbërimin e qytetit.

Sipas regjistrimit të Prokurimeve Publike, ky tender do të zhvillohet më 5 maj.

Ajo që bie në sy, veç të tjerash, është fakti që ky tender do të zhvillohet vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale.

About Redaksia

Check Also

Zhvatja e 9 mijë metrave tokë në Surrel nga Rama dhe vendimi i “Sokolëve të Partisë”

Adriana KALAJA Pa u harruar shija e keqe që la Kryetari i GJL Sokol Sadushi, …

Leave a Reply