Krimi në Kavajë, dy viktimat u konfliktuan tre ditë më parë, policia nuk ndërhyri

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë, ku kanë humbur jetën Sali (Altin) Rexha dhe dhe Armando (Edmond) Gosa, të dy nga 43 vjeç.

Gosa rezulton person me precedent i shoqëruar disa herë në komisariat, kryesisht për sherre dhe konflikte, ndërsa edhe 43 vjeçari me origjinë nga Kukësi, Rexha rezulton i njohur për policinë.

Vëllezërit e këtij të fundit, por edhe viktima thonë burime nga policia e Kavajës, kanë patur konflikte me Gosën të mbartura prej kohësh. Sipas burimeve, sherri mes tyre ka nisur 3 ditë më parë, por policia nuk ndërhyri.

Referuar dëshmive paraprake të personave që janë ndodhur më vendngjarje, në ambientet e një lokali pranë qendrës së Kavajës, ka dyshime që dy të rinjtë janë ulur në ambientet e lokalit me dakordësi mes tyre për tu sqaruar, por biseda ka agravuar në debate me tone të ashpra e fyese derisa Gosa është ngritur duke e goditur me thikë.

Ndërsa Rexha i mbetur i plagosur, ka nxjerrë armën e zjarrit duke e qëlluar për vdekje.

Këto të dhëna janë paraprake nga policia e cila ka nisur edhe shoqërimin e marrjen në pyetje të hollësishme të dëshmitarëve, por edhe të të njohurve të dy viktimave.

About Redaksia

Check Also

Greqia pubikon skandalin: Gjyqtarja Irena Gjoka e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh

Shkrimi i plotë i gazetës më të madhwe greke, “Ta Nea” Gjyqi i kryebashkiakut të …

Leave a Reply