Qytetari përplaset nga makina dhe ‘fluturon’ 30 metra në ajër, vdes në vend

Një këmbësor është përplasur nga një automjet në zonën e Astirit në Tiranë dhe ka humbur jetën në vend. Qytetari, i cili nuk është identifikuar ende shihet se kalon rrugën duke vrapuar. Kur mbërrin në korsinë tjetër, hipën mbi bordurë dhe e kapërcen atë. Më pas, pa parë as majtas dhe as djathtas vrapon të kalojë rrugën, por nuk mbërrin në destinacion.

Një mjet tip ‘Mercedes Benz’ ngjyrë gri, i drejtuar nga një person me inicialet P.M., e përplas për vdekje! Qytetari, siç duket në video, fluturon në ajër dhe përfundon të paktën 30 metra larg vendit që e përplasi makina. Ai ndërroi jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje dhe drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

About Redaksia

Check Also

“Çfarë po bën administrata në përgjigje të trafikut të drogës që nxitet nga Rama”/ Kongresmeni amerikan me zëvendësin e Rubios

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit ngriti sot ne Kongres shqetësimin e narko-shtetit shqiptar, duke theksuar se …

Leave a Reply