Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Prrenjas, humbin jetën bashkëshortët  

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Librazhd-Përrenjas. Sipas burimeve, një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua. Raportohet se viktima kanë mbetur një çift bashkëshortësh.

Librazhd/Informacion paraprak

Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

About Redaksia

Check Also

Qeveria Rama “njësh” me krimin, kush janë dy bosët shqiptarë me lidhje politike

Dalin detaje të reja nga dosja e shumëpërfolur “Black Eagle” (Shqiponja e zezë), që ka …

Leave a Reply