Kafe me kampionin, Boçi: Endri dhe sportistët elitarë do kenë vëmendjen e duhur

Kandidadti i opozitës për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi e ka nisur ditën me një kafe me kampionin dhe rekordmenin e shtangës Endri Haxhihyseni.

“I vlerësuar nga Presidenti me titullin “Mjeshtër i Madh”, dëshiroj shumë që me projektet dhe vizionin që ne kemi për sportin, Endri dhe sportistë të tjerë elitarë të Elbasanit të kenë hapësirat dhe vendimarrjet e tyre!”, shkruan Boçi në një postim në faqen e tij në facebook.

Postimi i plotë

Me kampionin dhe rekordmenin e shtangës Endri Haxhihyseni [💪] [💪]

Sportistë si Endri duhet të jenë frymëzim dhe model që të rinjtë e Elbasanit të angazhohen dhe merren me sport çdo ditë. E kam ndjekur me admirim karrierën e tij të shkëlqyer në peshëngritje me dhjetra medalje dhe rekorde kombëtare dhe ndërkombëtare.

I vlerësuar nga Presidenti me titullin “Mjeshtër i Madh”, dëshiroj shumë që me projektet dhe vizionin që ne kemi për sportin, Endri dhe sportistë të tjerë elitarë të Elbasanit të kenë hapësirat dhe vendimarrjet e tyre!

Faleminderit kampion

About Redaksia

Check Also

Topalli: Procesi i votimit të diasporës, ngjarje historike! Shqiptarët po votojnë kundër regjimit që i dëboi nga vendi i tyre!

Deklarata e drejtueses politike të PD për Diasporën, Jozefina Topalli Shfrytëzoj rastin për t’i bërë …

Leave a Reply