Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë duke u shprehur lidhur me qëndrimin e tij ndaj marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Në intervistën e tij për “Nacionale”, Berisha tha se ndërkombëtarët duhet që të kenë parasysh që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është ultranacioalist serb. Por marrëveshjen e cilësoi si një lajm të mirë për rajonin. Gjithashtu Berisha foli edhe lidhur me hobet e tij, por njëherë për njëherë duket se gjithë vëmendjen e ka tek zgjedhjet lokale të 14 majit.
Pjesë nga intervista
Por me zotin Kurti keni kontakte?
Sali Berisha: Nuk kam ndonjë kontakt direkt, por…
E keni parë çfarë ka ndodhur dialogu me Serbinë?
Sali Berisha: E kam ndjekur me interes të madh. Jo nuk ndërhyj në punët e brendshme të Kosovës. Problemi është që disa çështje nuk janë vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por kanë rëndësi edhe për rajonin. Kam bindjet e mia dhe i kam shprehur se prej më shumë se një dekadë ultranacionalizimi serb dikton dhe bllokon progresin drejt një paqeje në rajon. Këtu kanë ndikuar edhe gabimet e shqiptarëve. Por nuk janë ata që kanë bërë ultranacionalizimin serb. Aleksandër Vuçiç është më i rrezikshmi ndonjëherë. Nuk zgjedh dot me kë negocion. Komuniteti ndërkombëtar nuk e promovon axhendën e kombit serb, por ultranacinalizimit serb. Nuk është e rrezikshme për Kosovën por për gjithë rajonin.
Stresi dhe Luizi të përmendin vazhdimisht…
Sali Berisha: Janë artistë të shkëlqyer. Kanë arritur të bëjnë publikun shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri si askush tjetër. Iu uroj suksese. Nuk e ndjek unë në këtë mënyrë, ka rëndësi që politika mos të përzihet tek ata. Janë artistë nuk kanë nevojë për ndërhyrjen e politikës.
Ku i gjen këto energji?
Sali Berisha: Është shumë e thjeshtë. Sekreti i rinisë së përjetshme është puna, puna, puna. Never give up (Kurrë mos u dorëzo).
Sa orë rri në zyrë?
Sali Berisha: Ditën e kam të gjallë, edhe lëviz shumë, dal nga ora 9, kthehem në 10 të darkës.
Po nipat dhe mbesat ç’të thonë?
Sali Berisha: Përpiqem edhe për ata…
Do të vish në pushtet, do të bëhesh kryeministër, do e përgatisësh PD dhe Shqipërinë për një lider të moshës së tyre?
Sali Berisha: Do bëj gjithçka që në PD të ketë një garë të lirë. Kurrë një lider nuk përgatit një tjetër. Ai përgatitet në beteja elektorale. Çdo lider kur humbet zgjedhjet jep dorëheqjen. I treti që fiton është lideri i fitores. Nuk është trashëgmni. Jam i zhgënjyer, por kurrë nuk i kam thënë Lulzim Bashës të garojë për kryetar partie. Këtë koncept kam. Nuk krijohet lideri i pasardhësit. Nëse fiton zgjedhjet është prova që është lider i vërtetë.
Ka kapacitet në PD?
Sali Berisha: Padiskutim që ka.
I lexon librat për liderët e tjerë?
Sali Berisha: Lexoj, por autobiografi si rregull nuk lexoj. Kam lexuar shumë por kam konstatuar se ka shumë gjëra të pasakta.
Do të vish në Kosovë për një vizitë?
Sali Berisha: Plan konkret nuk kam por nuk përjashtoj mundësitë. Kam zgjedhjet dhe jam shumë i përqëndruar tek to.
Gazeta RD