Një intervistë në “Zërin e Amerikës” e Yuri Kim ka shërbyer që një pjesë e madhe e komeuesve të shprehin revoltën e tyre ndaj Yuri Kim mbi deklaratat e saj kundër opozitës.
Në deklaratat e saj të papreçedenta duke ndërhyrë në procesin zgjedhor Yuri Kim i lejon vetes sot në vitin 2023 që të bëjë thirrje për të mos votuar opozitën, të cilën ajo e quan “non grata”. Eshtë e kuptueshme se duke bërë thirrje për të mos votuar opozitën, ajo i bën një shërbim regjimit.
Ajo që konstatohet nga komentet e komentuesve në facebookun e Zërit të Amerikës është fakti se pothuajse pjesa dërrmuese e tyre flasin me urrejtje dhe fjalë poshtëruese për këë diplomate që është një rast i pazakontë në historinë e marrdhënieve të shqiptarëve me diplomatët amerikanë.
Po ashtu është e qartë se deklaratat e saj në favor të një regjimi autoritar nuk kanë pothuajse asnjë efekt tek shqiptarët. Këtë e provoi edhe mbështetja që demokratët i dhanë ali Berishës për rikthimin në krye të PD pavarësisht thirrjeve kërcënuese të Yuri Kim.