Berisha: Kandidatët e PS vijnë nga ‘bodrumet e mafies’, vëllezër në vese me Edi Ramën!

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal në Divjakë këtë të mërkurë, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Aurel Malko. Berisha skanoi kandidatët e PS, duke u shprehur se ata vijnë nga “bodrumet e mafies”.

Berisha tha se, ata kandidatë janë vellezër në vese me kryeministrin Edi Rama. Kreu i PD vlerësoi kandidatët e “Primareve”, duke thënë se ata do të jenë shpërdorë të qytetarëve.

“Kandidatët e krahut tjetër vijnë nga bodrumet e mafies. Dje isha në Has, kandidati i Hasit kishte dy emra dhe 4-5 arrestime, ishte si puna e Kokoneshit. Kandidatët e krahut tjetër në tërësi janë vëllezër në vese me kreun e tyre. Janë të sprovuar në aktet e vjedhjes dhe shpërdorimit. Por ata kanë një tipar të përbashkët. Ata për qytetarët nuk duan t’ja dinë. Ju garantoj se Aureli dhe të gjithë kandidatët e primareve janë dhe do jenë shërbëtore tuaj, janë dhe do jenë menaxherë dhe drejtues me transparencën më të madhe. Ata në standardet më transparente do përdorin çdo qindarkë të burimeve për të mbështetur fermat tuaja dhe biznesin tuaj”, u shpreh Sali Berisha.

Ish-kryeministri ngriti shqetësimin e shpopullimit të vendit, duke thënë se as në kohë lufte nuk kanë ikur kaq shumë njerëz.

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply