Igli Cara: Po ndodh grabitja më e madhe, po shkulin Portin e Durrësit!

Igli Cara, kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit, nënvizoi sot në fjalimin e tij gjatë prezantimit zyrtar si kandidat grabitjen më të madhe që Qeveria Rama po i bën Durrësit. Ky moment u prit me thirrje të forta “Rama ik” nga mijëra qytetarë të mbledhur në takimin në Pallatin e Sportit të qytetit.

“Të gjithë biem dakord që në Durrës po ndodh vjedhja dhe grabitja më e madhe e shqiptarëve, po shkulin Portin e Durrësit, po marrin një pasuri kombëtare, por nuk mjaftohet me kaq. Babëzia shkon deri aty sa me VKM po falen dhe taksat e qytetarëve të Durrësit. 11% të investimit i takojnë, afro 231 milionë euro që duhet të jenë të qytetarëve, po dhe këto u falën e nuk mjafton, po dhe Porti i ri të bëhet sërish me lekët tona”, tha Cara.

About Redaksia

Check Also

Drejton aksionin e IKMT në Theth, gazetari: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së …

Leave a Reply