Arrestohet Ramazan Rraja

Ramazan Rraja, një emër i njohur përdrejtësinë është vënë mbrëmjen e sotme në pranga. Ai ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos i njohur si “Rrumit të Shijakut ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

Prej kohësh dihej se Ramazan Rraja ka qenë në Dubai, por duket se është kthyer në vendin tonë. Përmes informacioneve të siguruara nga SPAK ai është arritur të lokalizohet. Rraja është mbajtur nën vëzhgim dhe sot është vënë në pranga.

Mediat raportojnë se Ramazan Rraja është kapur te Ura e Gjolës dhe në momentin e ndalimit ka qenë i vetëm. Sipas të njëjtave burime me vete i është gjetur edhe një pistoletë.

About Redaksia

Check Also

“Çfarë po bën administrata në përgjigje të trafikut të drogës që nxitet nga Rama”/ Kongresmeni amerikan me zëvendësin e Rubios

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit ngriti sot ne Kongres shqetësimin e narko-shtetit shqiptar, duke theksuar se …

Leave a Reply