Këlliçit i dhurojnë librin “100 personalitete shqiptare të kulturës Islame”

Kandidati i opozitës për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka vizituar sot selinë e komunitetit mysliman. Drejtori i Kulturës së këtij institucioni i dhuroi atij librin “100 Personalitete shqiptare të kulturës Islame” që për Këlliçin ka një domethënie pasi familja e tij është pjesë e tyre.

“Bajram i veçantë sot!

Një befasi e kendshme gjatë vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman, m’u rezervua sot nga Drejtori i Kulturës pranë këtij institucioni, z.Dorian Demetja, i cili më dhuroi librin “100 Personalitete shqiptare të kulturës Islame”.

Është emocion i fortë kur sheh se një hapësirë të madhe ndër 100 personalitetet e historisë dhe kulturës në këtë shekull, e zë familja ime, paraardhësit, siç është Mytesim Këlliçi, ish-Myfti i Tiranës – Durrësit–Kavajës, si dhe ish Senator dhe drejtues i Kongresit të Lushnjes për një periudhë kohe. Krenar për këto gjurmë që janë vendosur herët, ne shërbim të njerëzve, qytetit dhe vendit”, shkruan ai.

About Redaksia

Check Also

Si “Converge2EU” zeron butaforinë e Ramës për arritjen e standardeve të BE-së

Nga Bujar Leskaj Me 9 tetor 2025, Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare(WIIW), në …

Leave a Reply