Këlliçit i dhurojnë librin “100 personalitete shqiptare të kulturës Islame”

Kandidati i opozitës për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka vizituar sot selinë e komunitetit mysliman. Drejtori i Kulturës së këtij institucioni i dhuroi atij librin “100 Personalitete shqiptare të kulturës Islame” që për Këlliçin ka një domethënie pasi familja e tij është pjesë e tyre.

“Bajram i veçantë sot!

Një befasi e kendshme gjatë vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman, m’u rezervua sot nga Drejtori i Kulturës pranë këtij institucioni, z.Dorian Demetja, i cili më dhuroi librin “100 Personalitete shqiptare të kulturës Islame”.

Është emocion i fortë kur sheh se një hapësirë të madhe ndër 100 personalitetet e historisë dhe kulturës në këtë shekull, e zë familja ime, paraardhësit, siç është Mytesim Këlliçi, ish-Myfti i Tiranës – Durrësit–Kavajës, si dhe ish Senator dhe drejtues i Kongresit të Lushnjes për një periudhë kohe. Krenar për këto gjurmë që janë vendosur herët, ne shërbim të njerëzve, qytetit dhe vendit”, shkruan ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ripërtëritja e PD është jetike! Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen

Kryetari i PD, Sali Berisha i pranishëm në Kuvendin zgjedhor të degës së PD-së në …

Leave a Reply