Libohova voton për Adin Xhelilin, Berisha prezanton kandidatin e opozitës në një takim entuziast

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar në një takim entuziast kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë Libohovë, z. Adil Xhelili

” Ky është një takim me të cilin dëshmoni që 14 maji do të jete dita e fitores historike e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe qytetarit që mishëron virtytet më të arrira të banorëve te këtij qyteti dhe të kësaj bashkie, njeriut punëtor, të përkushtuar që paraqiti sot një program të shkëlqyer.

LEXO EDHE:
Zgjedhjet në veri, nis numërimi i fletëvotimeve, rezultatet publikohen pas orës 20:00
Kam nder të madh që paraqes sot tek ju kandidatin për qytetar të para të Libohovës, zotin Adil Xhelili.

Dëgjova me interes të veçantë programin e tij i cili buron nga dashuria e tij për Libohovën, për qytetarët e saj, për të qenë një shërbëtor kokulur i secilit prej jush por edhe një drejtues me vizion për këtë bashki që është një lloj margaritari për historinë e kombit për emrin që mbart shekull pas shekulli.

Këto ditë kam kaluar në disa nga bashkitë e Jugut dhe kam takuar qytetarë dhe kandidatët tanë.

Unë mund tu them ju se tek kandidatët tanë kamë gjetur qeveritarë të denjë të cilët janë të denjë për detyrat që do marrin nga ju.

Të gjithë këta janë paraqitur me programe, për të rimëkëmbur, ngritur bashkitë e rrëzuara përtokë nga kjo qeverisje.

Të gjithë këta, janë dhe vijnë nga procesi me i lirë më demokratik ne historinë e këtij vendi.

Kësaj here vij me kënaqësinë e veçantë se paraqes para jush kandidatin tuaj, të votës tuaj të lirë.

Dhe kjo është standardi më i lirë demokratik.

Zoti Xhelili vjen para jush në një proces të hapur. Ka dalë para jush dhe ju ka kërkuar votën.

Ai kandidati tjetër vjen para jush as me pak e as me shumë se sa kandidati i ndrikull Kumbaros. Eshtë promovuar nga Kumbaro që po të kishte një mbiemër të dyte do të mund të quhej Mirela Sherri, ose Korrupsioni. Kjo zonja që ta dini ju e ka dosjen plot. Edhe e garantoj se ajo dosje do ta ndjekë gjithë jetën e vet. Sepse ajo ka abuzuar në mënyrë të tmerrshme në Ministrinë e Kulturës.

Kjo zonja sherr, ka mbajtur për Sekretare të Përgjithshme një zonjë tjetër, Elira Kokona e cila ndërkohë që organizonte tenderët e Kumbaros bënte avokaten e firmave që kishin paditur shtetit.

Ajo do të duhej të ishte dënuar të paktën 6-12 vjet burg. Dhe a e kuptoni kë përfaqëson, ai kandidati i forcës tjetër”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

BB: Shqipëria nuk ka gati infrastrukturën për pritjen e punonjësve të huaj

Partnerët e zhvillimit të Shqipërisë vitet e fundit po i kushtojnë një fokus të veçantë …

Leave a Reply