Ka nisur në Tiranë protesta e 130-të radhazi, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për rritjen e kostove të jetesës në vend dhe për përkeqësimin e shërbimeve publike.
Protesta është shoqëruar edhe me pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe zyrtarëve të saj.
Një prej pankartave duket se i referohet ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është nën akuzë nga SPAK. Në të shkruhet:
“Nga Albcontrol te tuneli në Llogara, ku ka miliarda Bela bën hata”.
Në pankarta të tjera shkruhet:
‘SPAK mos bëj lojëra e mos mbaj anë, po bëj punën siç ta kanë dhënë.’
‘130 ditë, pyetjet vazhdojnë.’
Ndërsa një tjetër pankartë përcjell mesazhin:
‘Prania Besnike e këtij shteti është vjedhja në çdo nivel që e sheh krejt mileti.’
Protesta vijon në Tiranë, ndërsa qytetarët kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.




Gazeta RD