Boçi: “Territorialja” paraqet rreziqe të mëdha, Rama legalizoi shpopullimin!

Për bashkëkryetarin e Reformës Adminitsrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, reforma që pritet të miratohet në Kuvend të enjten e 8 tetorit, paraqet rreziqe të mëdha për vendin.

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, Boçi tha se, PS synonte të ecte në vazhdën e reformës së 2014, e cila parashikonte uljen e mëtejshme të numrit të bashkive, me qëllimin e vetëm që të centralizonte kontrollin politik mbio pushtetin vendor.

Sipas Boçit ishte Rama, ai që mbolli që më 2014 pasojën e shkrirjes së territorit, duke legalizuar kështu shpopullimin e vendit për t’u thënë shqiptarëve ikni nga Shqipëria.

‘Shqipëria po humbet territorin efektiv, atje ku ka njerëz, ka zhvillim ekonomonik. Shqiptarët janë larguar. E përdor si argument për të nxitur sa më shumë shpopullimin’, u shpreh ndër të tjera deputeti i PD, Luçiano Boçi.

Parashikonim që PS ka një projekt të gatshëm, e kemi deklaruar këtë dhe që do synonte atë të 2014, uljen e numrit të mëtejshëm të bashkive, thjesht për të centralizuar kontrollin mbi pushtetin vendor. Atë politik, që pushteti vendor të shndërrohet në një shërbëtor të bindur të votave politike.

Në një sitiatë të tensionuar poolitike ka qënë një negociatë ndërkombëtare, logjikë politike, s’është ratsi i parë që ndërmjetësohet konfliktualiteti politik dhe opozita ka përgjegjësinë e saj për të bërë negociata. Kërkoja veton, sikurse reforma zgjedhore. PD s’u angazhua, s’iu dha e drejta e vetos, u mendua me dy variante, pastaj do votohej në Kuvend varianti final, mazhoranca i kishte votat. Përfundoi në mënyrë të njëanshme dhe të parakohsme. S’ka gjetur zgjidhje.

Sensibilizimi erdhi për shakk të agngazhimit të PD, më pas komunikimi me publikun u insistua nga anëtarët e komisionit të Reformës Territoriale. Arritëm që me paritetin e votave të konkludojmë dëgjesa publike, dhe kanë qenë efektive. 90% e banorëve, administrata ishin pro shtimit të numrit të bashkive dhe ruajtjen e numrit aktual. Sot kemi një reagim, gjithçka nisi në dëgjesa,

Dëshira e mirë e PD ishte të fuqizohej pushteti kokal, të afrojë qytetarin dhe zhvillimin ekonomik, nga PS s’ka pasur sinqeritet. Rreziqe ka të mëdha, Rama ka legalizuar shpopullimin, u thotë shqiptarëve ikni. Pasojën që mbolli më 2014 po e përdor si argument për të shkrirë territorin. Shqipëria po humbet territorin efektiv, atje ku ka njerëz, ka zhvillim ekonomonik. Shqiptarët janë larguar. E përdor si argument për të nxitur sa më shumë shpopullimin.

About Redaksia

Check Also

Dëshmia tronditëse/ Kërcënohet me jetë e penduara në dosjen “Balluku”

Fiks Fare ka sjellë dëshminë me zë dhe figurë të babait të Mirzeta Kashnicës, punonjëses …