Orbita e tokës ishte vendi i bashkëpunimit dhe i dialogut, por po kthehet konkurrenca. Qendron Rusia dhe sidomos Kina.
Si një rreth që mbyllet, saktësisht 10 vjet pas udhëtimit të saj të parë në orbitë, Liu Yang është kthyer në hapësirë. Më 16 qershor të 2012 ka qenë gruaja e parë që ka fluturar me anijen hapësinore “Shenzhou”, “anija hyjnore” e programit hapësinor kinez. Në atë kohë ishte ende një prototip, një eksperiment. Ai mision ishte i pari në të cilën një anije kozmike me në bord 3 taikonautë (termi me të cilën tregohen astronautët kinezë) do të kryente një docking, omethënë do të kapej pas laboratorit orbital “Tiangong 1”. Liu Yang dhe 2 taikonautët e tjerë qëndrojnë në hapësirë për 13 ditë. As disa javë më pas, 43 vjeçarja Liu Yang ka lënë sërish tokën, kësaj radhe për misionin e nëntë me ekuipazhin e historisë së Kinës, më e gjata (taikonautët qëndrojnë në orbitë për rreth 6 muaj), atë që do t’i duhej të kompletonte punimet e ndërtimit të stacionit hapësinor kinez, “Tiangong”, “pallati i qiejve”. Ka qenë një kohë ku hapësira, kërkimi, novatorizmi dhe shkenca në fushën hapësinore qenë sidomos bashkëpunimi ndërkombëtar dhe diplomacia, multilateralizmi, bashkëpunimet. Qysh prej disa vitesh, gjithçka po ndryshon. Po përjetojmë një revolucion, i përshpejtuar nga lufta e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë. Pak e nga pak hapësira po kthehet të jetë vendi i konkurrencës midis fuqive. Nuk janë vetëm misionet humane në hapësirë, por edhe ato robotike dhe pastaj supremacia në fushën e satelitëve, përdorimin e teknologjive pararojë, stacioneve hapësinore gjithnjë e më të largëta dhe futuriste dhe është Kina, që në harkun e një dekade i ka revolucionarizuar të gjitha ekuilibrat dhe e vetme ka ndërtuar një program hapësinor kompetitiv dhe vizionar.
Në Ëndrrën Kineze të Xi Jinping është edhe bërja e Kinës një fuqi hapësinore. Si në modelet e vjetra të Luftës së Ftohtë, programi hapësinor kinez menaxhohet thuajse krejtësisht nga forcat e armatosura dhe nga qeveria qendrore, si edhe buxheti i tij. Objektivat e tij janë sidomos politike dhe imazhi, nuk ka kuptimin e një kërkimi shkencor të ndarë, me aplikime konkrete. Është edhe kërkimi konstant i avantazhit. Prej kohësh Pekini ka manifestuar qëllimin e rekrutimit të Rusisë si partneri kryesor i saj për misionet hapësinore. Prej disa javësh, Dmitry Rogozin, kreu i Roscosmos, agencisë hapësinore të Federatës Ruse, do të jetë në Pekin për të promovuar dialogun në sektorë të ndryshëm. Vitin e kaluar, Kina dhe Rusia kanë firmosur një mirëkuptim për të bashkëpunuar në ndërtimin e një baze të përhershme në Hënë, ku Pekini dëshiron të arrijë sidomos që të mund të aksesojë minierat e tokave të rralla që mund të fshihen në Hënë. Vende të reja për t’u shfrytëzuar për teknologjinë. Kina ka qenë gjithmonë e izoluar në bashkëpunimin ndërkombëtar të hapësirës dhe pavarësisht kësaj brenda një kohe të shkurtër ka arritur rezultate të konsiderueshme. Por prej disa kohësh ka kuptuar se programit ambicioz hapësinor të saj i shërben përvoja e Moskës. Veç kësaj, miqësia me Rusinë ka një avantazh tjetër: njeh sekretet e programeve hapësinore perëndimore.
Menjëherë pas 24 shkurtit, ditën e nisjes së luftës, koalicioni perëndimor i agjencive perëndimore ka pezulluar thuajse të gjitha bashkëpunimet ende në fuqi me Roscomos. Të gjitha. Përveç njërës, atij të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, që është teknikisht e pamundur të pezullohet. Për hir të së vërtetës, largimi i Rusisë nga programet hapësinore perëndimore ka filluar prej disa vitesh, sidomos qyshkur qeveria amerikane, duke synuar në ndihmën e kompanive tregëtare si SpaceX i Elon Musk (apo Blue Origin i Jeff Bezos, që e ka humbur kontratën e parë me NASA, por përgatitet ta riprovojë), ka rifilluar të ketë mundësinë të nisë nga territori i saj astronautët e vet drejt hapësirës. Deri në 2020, ajo që kishte monopolin faktik e “kalimeve” drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar ishte Rusia, falë të cilave merrte një rentë të caktuar. Tani gjithçka ka ndaluar dhe me sanksionet ndërkombëtare, sidomos në fushën teknologjike, kapaciteti operativ i Roscomos është zeruar.
Presidenti rus Vladimir Putin shtiret sikur nuk di gjë. Më 12 prill të këtij viti, në ditën e përvjetorit të 61 të fluturimit të parë njerëzor të kryer nga kozminauti Gagarin, ka shkuar për vizitë në kozmodromin Vostocnyj, më i rëndësishmi pas atij të Baikonur (por që ndodhet në territorin kazakas) i shoqëruar nga diktatori bjellorus Aljaksandr Lukashenka. Lufta ka filluar pas disa muajsh dhe Putin ka thënë, duke madhështuar sukseset ruse dhe duke shpikur disa të tjera: “Në 1961, Bashkimi Sovjetik ishte në izolim të plotë teknologjik dhe sanksionet qenë dërrmuese. Megjithatë, Bashkimi Sovjetik u bë vendi i parë në orbitë, i pari njeri në hapësirë ka qenë një qytetar sovjetik dhe stacioni i parë hapësinor qe i joni, edhe misioni i parë në Hënë qe i joni, nëse kujtesa nuk më gënjen, kalimi parë hapësinor është bërë nga njeriu ynë dhe gruaja e parë në hapësirë ka qenë Valentina Tereshkova jonë, Zoti e bekoftë. E kemi bërë të gjithë këtë në kushtet e izolimit të plotë teknologjik, megjithatë kemi arritur këto rezultate të pabesueshme”. Pavarësisht gjithçkaje janë ende “ata që duan të punojnë me ne”. E përkthyer: Kina.
“Hapësirë nënkupton sigurisht bashkëpunim”, ka thënë pak ditë më parë në festën e risisë së Foglio Simonetta Cheli, në krye të programeve të vëzhgimit të Tokës në Agjencinë Hapësinore Europiane (ESA), “pasi në hapësirë dhe në hapësirën europiane në veçanti bëhet ajo që në nivel kombëtar shpesh nuk arrihet të bëhet”. Nga njëra anë sepse i vetëm një vend i veçantë vështirë se arrin të financojë misione hapësinore shumë të kushtueshme, me një rrisk të lartë dështimi dhe me objektiva shumë të vështira për t’ju shpjeguar publikut të gjerë – edhe pse gjithmonë më të rëndësishme nga pikëpamja e aplikimit konkret të përmirësimit të jetës në tokë. Projekte të ndryshme mund të realizohen vetëm në shkallë europiane “për shkak të dimensionit industrial të tyre”, ka shpjeguar Cheli, “prej valencës politike, prej aksesit në orbita, prej dimensionit komercial të projekteve. Sidomos në disa sektorë specifikë “është e natyrshme të bashkëpunohet”: për shembull, programet që monitorojnë ndryshimet klimaterike dhe efektet ndaj tokës, këtu bashkpunimi, ndarja e të dhënave, shkëmbimet shkencore janë themelore. “Por hapësira është edhe konkurrencë”, thotë Cheli, dhe faktikisht ka një vend që të gjithë e kanë parë me vëmendje qysh kur lufta ka filluar 4 muaj më parë: Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar.
Duke u kthyer në tokë pas një misioni prej 355 ditor, astronauti Mark Vande Hei ka thënë për “Washington Post”: “Nuk kam pasur asnjë preokupim sesi do të trajtohesha nga programi hapësinor rus. Partneriteti jonë me rusët ka qenë njëri prej motiveve për të cilat kemi qnë në gjendje të financonim programin hapësinor”, dhe më pas: “Kjo nuk është hera e parë që kemi konflikte me Rusinë apo Bashkimin Sovjetik ndërsa bashkëpunojmë në programet hapësinore dhe mendoj se është vërtet e rëndësishme të vazhdohet ai bashkpunim pasë të gjitha rrugëtimet drejt paqes, nga kudo që të fillojnë, implikojnë gjithmonë dialogun. Duhet ta ruajmë edhe këtë lloj marrëdhëniesh ku ka një dialog midis njerëzish që i besojnë njëri tjetrit”.
Sot Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) është një ekuilibër delikat i fuqive ndërkombëtare që studiojnë, stërviten, bashkëpunojnë për një objektiv të përbashkët. ISS është bërë parasëgjithash një laborator, ku astronautët kryejnë eksperimente për llogari jo vetëm të institucioneve, por edhe të entiteteve tregëtare. Aktualisht atje banojnë: astronautja e ESA, Samantha Cristoforetti, Jessica Watkins, Kjell N. Lindgren dhe Bob Hines i NASA dhe më pas 3 kozmonautët e Roscosmos, Sergey Korsakov, Oleg Artemyev dhe Denis Matveev. Huston dhe Moska vazhdojnë të bashkëpunojnë business as usual, u bëjnë me dije agjencive respektive, edhe prej mbijetesës së këtyre 7 astronautëve.
Gara për hapësirën – beteja për superioritetin hapësinor midis Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik – konsiderohej e përfunduar më 20 korrik të 1969, me zbarkimin në Hënë të astronautëve amerikanë Neil Armstrong dhe Edwin “Buzz” Aldrin që sanksionoi në mënyrë informale fitoren amerikane. Qysh atëhere u hap një kapitull i pazakontë dialogu, sidomos në fushën e kërkimit hapësinor. Vetëm 6 vite pas arritjes së objektivit – “pushtimi” i Hënës – dhe 14 vite të mira përpara rënies së Murit të Berlinit, fundi i garës në hapësirë celebrohet në orbitë të ulët. Më 17 korrik të 1975 astronauti amerikan Thomas Stafford dhe kozmonauti rus Alexey Leonov shtrënguan duart pse kishin lidhur për herë të parë anijen hapësinore Apollo amerikane dhe Soyuz sovjetik. Pas vitesh tensione dhe konkurrence hapësinore me shumatore zero, Uashingtoni dhe Moska hapën fazën e re të çtensionimit pikërisht nga hapësira dhe me një projekt bashkëpunimi që do të çonte dekada më vonë me ndërtimin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar. “Besojmë se rreth 1 miliard, 1 miliard e gjysmë njerëz në të gjithë botën më kanë parë në televizion duke i shtrënguar dorën Alexey dhe keni thënë: nëse njerëz si këta mund të punojnë bashkë, mund të punojmë bashkë për shumë gjëra”, ka rrëfyer astronauti Stafford më 2015, kur në përvjetorin e 40 të këtij takimi, amerikani dhe kolegu i tij kozmonaut Leonov, që i vdekur në 2019, kanë mbajtur një konferencë shtypi në Moskë.
Leonov, që në marsin e 1965 qe njeriu i parë që doli nga kapsula dhe për të “shëtitur” në hapësirë, në atë kohë tha se gara e hapësirës qe një konkurrencë e lavdishme, ndoshta më shumë se olimpiadat, pasi “si rezultat i kësaj gare, kemi zhvilluar pajisje të reja flakë që po i përdorim akoma”. Megjithatë pushtimi i Hënës gjatë garës së hapësirës konsiderohej një projekt thuajse ekskluzivisht i lidhur me konkurrencën midis Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, me vanitet më shumë sesa një risi. Midis viteve ’60 dhe ’70 politikat hapësinore absorbonin një buxhet gjigantesk, në kurriz të atyre që do të duhet të kundërshtonte, për shembull, varfërinë dhe pabarazinë dhe Amerika e shikonte Bashkimin Sovjetik me dyshim, edhe pse pjesa më e madhe e teknologjive që shërbejnë për të shkuar në hapësirë janë dual use, domethënë që mund të përdoren edhe në Mbrojtje. Ndarja e kostove, punimi në kontakt të ngushtë, ishte ideja më e mirë për zgjidhjen e shumë problemeve, të politikës së brendshme dhe të politikës së jashtme. Për një kohë të gjatë ka funksionuar.
Në epokën e garës së hapësirës astronautët qenë heroj kombëtarë. Baraz me luftëtarët e mëdhenj, veteranët e luftës, ndprtohej prreth jetëve të tyre një epikë të përshtatur vendit që do të duhej të përfaqësonin. Nga Yuri Gagarin tek Valentina Tereshkova, nga Neil Armstrong tek Edward White, propaganda i tregonte publikut herojtë e rinj të saj për t’i transformuar në figura mitologjike përfaqësuese të forcës dhe të integritetit të kombit. Pastaj, me normalizimin e misioneve hapësinore, figura e astronautit ka ndryshuar: janë pilotë, shkencëtarë dhe njerëz të thjeshtë si Christa McAuliffe, mësuese amerikane e vdekur gjatë lëshimit të Space Shuttle në katastrofën e Challenger. Në 1985, midis 11000 kandidatëve, McAuliffe fitoi projektin Teacher in Space e lançuar nga presidenti i atëhershëm Ronald Reagan për të frymëzuar studentëve të rinj në studimin e shkencave, të matematikës, të eksplorimit hapësinor. Mesazhi ishte: politikat hapësinore kanë të bëjnë me të gjithë, janë të të gjithëve. Kushdo mund të jetë një astronaut. Nga ana tjetër e botës, Kina rizbulon në fakt garën e hapësirës së dikurshme. “Gratë mbajnë gjysmën e qiellit. Misionet hapësinore pa gra janë të paplota”.
Është me një citim të Maos që 10 vite më parë Agjencia Hapësinore për Fluturimin Njerëzor ia paraqet publikut Liu Yang. Një heroinë kombëtare, e mbështjellë në misterin e propagandës dhe nacionalizmit. Në biografinë zyrtare të saj thuhet se Liu Yang, vitlindja 1978 e lindur në Zhengzhou, kryeqytet i provincës Henan, ishte një fëmijë gjeni. Donte të bënte avokatin, pastaj me sugjerimin e një mësuesje dhe duke bindur me vështirësi familjen, në moshën 18 vjeçare futet në Ushtrinë Popullore Çlirimtare. “Qysh kur ka hyrë në ushtri, ka marrë mirënjohje të ndryshme për diskutimet publike të saj dhe ka fituar vendin e parë në një konkurs për diskutimet ushtarake në 2010”, lexohet në profilin e saj të agjencisë shtetërore kineze Xinhua. “Është një studente që mëson shumë shpejt dhe i ka impresionuar të tjerët pikërisht për këtë. Megjithatë, vështirësia dhe intensiteti i formimit të saj nuk e kanë privuar nga kënaqësitë e jetës. Liu pëlqen të lexojë, sidomos romane, ese dhe libra historie. Është edhe kuzhiniere eksperte”. Është anëtarësuar në Partinë Komuniste Kineze qysh kur ishte 20 vjeçe, një kusht i nevojshëm për të bërë karrierë brenda forcave të armatosura. Në mediat kineze Liu Yang është një heroinë: është gruaja që ka lënë dy fëmijët në tokë për të kontribuar që t’i japë atdheut një stacion hapësinor krejtësisht kinez. Standardet morale të saj janë përsosmërisht aderente me shpirtin socialist të Xi Jinping.
Ndërsa ndërton triumfin e imazhit të brendshëm të saj, Kina pret. Projekti i stacionit hapësinor ndërkombëtar, stacioni orbitues i paqes dhe i bashkëpunimit, po përfundon. Çitadela gjiganteske ka më shumë se 20 vjeç, ka nevojë për shumë mirëmbajtje dhe prej kohësh flitet për “fundin e misionit”. Deorbitingu duhet të ndodhë në janarin e 2031. Nëse në 10 vitet e ardhshme koalicioni i agjencive perëndimore nuk do të provojë të krijojë një alternativë në hapësirë në 2031 do të ishte vetën stacioni hapësinor kinez.
(nga Il Foglio)
Përgatiti
ARMIN TIRANA