Cara takim me banorët e zonës së plazhit: Gjeneron më shumë të ardhura, por s’kthehen në investime

Kandidati i PD i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së plazhit, ku ka evidentuar një sërë problematikash.

‘Plazhi është një nga zonat, që gjeneron më shumë të ardhura për Bashkinë e Durrësit, por që çuditërisht nuk kthehen në investime dhe shërbime për komunitetin. Afrimi i sezonit veror i bën më të prekshme këto problematika, për turistët, vendas dhe të huaj, duke u shndërruar në kosto për ta’, shkruan Cara në Facebook.

Një nga premtimet e Carës është edhe ndërtimi i një gjimnazi dhe shërbimet në pak minuta, për banorët dhe subjektet tregtare të kësaj zone.

Postimi i plotë

Banorët e lagjes numër 13, krahas mbështetjes kanë një sërë problematikash, me të cilat përballen çdo ditë.

Plazhi është një nga zonat, që gjeneron më shumë të ardhura për Bashkinë e Durrësit, por që çuditërisht nuk kthehen në investime dhe shërbime për komunitetin.

Afrimi i sezonit veror i bën më të prekshme këto problematika, për turistët, vendas dhe të huaj, duke u shndërruar në kosto për ta.

Pas 14 Majit, qasja e Bashkisë së Durrësit do të ndryshojë!

Ndërtimi i një gjimnazi dhe shërbimet në pak minuta, për banorët dhe subjektet tregtare këtu, janë vetëm një pjesë e programit për 4-vjeçarin e ardhshëm.

Bashkë për Durrësin!

Qyteti je ti!

#investime #plazh #durres #shkolla #14maj #ndryshim #IgliCara

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply