“Harry Fultz” reagon ndaj mercenarëve të Veliajt për shkollën e Këlliçit

Nga Armand MAHO

Kjo eshte pergjigja qe Shkolla Harry Fultz i ka dhene “shqetesimit” qytetar te Plarent Ndreces, keshilltarit te Erion Veliajt, ish sekeretarit te pergjithshem se Ministrise se Arsimit gjate kohes se miratimit te ligjit per Arsimin e Larte qe e beri sistemin lemsh, dhe ish sekretarit te Ministrise se Brendshme, gjate kohes se tenderit te uniformave ku nje kapele polici, kushtonte sa aksionet e apple ne burse.

Pergjigja eshte e qarte dhe shteruese, shpjegon qarte proceduren qe eshte ndjekur nga Belind Kelliçi per pranimin ne universitetitin e Maryland ku ka perfunduar studimet per menaxhim biznes, me burse te plote. Pra ka dorezuar listen e notave, raportin perkates “school report” per kater vite, programet e detajuara per cdo lende, qe me pas konvertohen ne kredite apo pike ne universitetet amerikane.

Ata qe kane kryer studimet ne USA i dine fare mire rregullat strikte qofte te ambasadades amerikkane, qofte te universiteteve atje, aq me shume per studentet qe pretendojne te vazhdojne me burse. E ne rast se Belindi paska falsifikuar diplomen, dhe ka perfituar nga parate e taksapaguesve amerikane, Plarenti e kishte fare te lehte ti drejtohej organeve ligjzbatuese te ketij vendi pasi kemi te bejme me nje krim federal, kaq e thjeshte eshte!

Por, ky eshte halli i madh kur mbeshtet nje individ si Erion Veliaj, i cili ne kurrikulen e tij nuk ka asgje te vertete. Natyrisht detashmenti dhe taborri i gjobvenesve mediatik qe perfitojne na aferat e konglomeratit Rama&Veliaj nuk eshte i pakte, perkundrazi jane shume dhe rrine me pushken ngrehur. Hujmbja e Veliajt do te thote hujmbje privilegjesh, humbje borderosh, humbje lejesh ndertimi. Prandaj rrine me pushken ngrehur duke sajuar lloj lloj pislleqesh, qe krisma e tyre te heqe vemendjen nga problemet qe ka qyteti, dhe nga gjithe ky picir qe heqim perdite.

PS: Nje keshille per Belindin, te merret me programin dhe ate çka do beje per Tiranen, sepse s’ka pse i jep pergjigje çdo lloj plehre mediatike…

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply