“I gjithë shteti në funksion të zgjedhjeve”… Kjo është moto e paskrupullt e Partisë Socialiste në Lushnje. Taulant Balla, drejtorë dhe funksionarë të tjerë të PS kanë nosur presionet ndaj zgjedhësve që të votojnë kandidaten e PS për bashkinë Lushnje.
Grupimi i Rithemelimit të PD në Lushnje denoncon shkeljet e kryera nga persona të veshur me pushtet që shkojnë shtëpi më shtëpi duke ju votuesvekërkuar kartat e indetitetit.
Sot është denoncuar kryetari i njësisë administrative Golem, Jonis Kapedani dhe punonjësi Asqeri Çepa të cilët në mënyrë flagrante i shkojnë banorëve e i kerkojnë dokumentat e indetifikimit pa arsye. Këto veprime pasojnë ato të patronazhistëve të administratës së Bashkisë, apo të arsimit të cilët shpërndajnë formularët që të kontrollojnë votuesit.
Shumë qytetarë të ndryshëm lushnjarë kanë denoncuar presion që u bëhet për votën. Çdo ditë e më shumë shtohen presionet nga njerëz të punësuar në administratën publike.
Shumë shpejt qytetarët lushnjare do t’i japin ndëshkimin me votë kësaj qeverisje që nuk di të bëjë asnjë punë përveçse të vjedhë hapur fondet nga taksapaguesit.
Një ditë më parë drejtuesi politik i fushatës zgjedhore në Lusnje, Klevis Balliu denoncoi shpërndarjen e formularëve nga PS për t’i bërë presion administratës për vota në Lushnje.
“Partia Socialiste fillon me shpërndarjen e formularëve për ti bërë presion administratës për vota në Lushnje.
Punonjësve ju kërkohet të regjistrojnë emra me numra telefoni dhe zona. Pra aktualisht po përdoret administrata për të bërë vota çka është shkelje e ligjit.
SPAK duhet të reagojë urgjentisht. Ky është një skandal.
Ditën për diell po shkelet ligji me të dyja këmbët”, shkruan Balliu në reagimin e tij.