Abuzimi 2.3 milion euro, Indrit Hoxha padit kandidatin e PS në SPAK

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, paditi sot në SPAK kryetarin e kësaj bashkie, Blerim Shera. Ai tha se bëhet fjalë për një abuzim me vlerë 2.3 milionë euro me tenderin për pastrimin e qytetit.

“Sot kam bërë kallëzimin e parë penal për një abuzim me vlerën 2.3 milionë euro. I bëj thirrje SPAK që të sekuestrojë dokumentet në Bashkinë e Vorës dhe të çojë përpara drejtësisë abuzuesit.

Koha e abuzimit me taksat duhet të marrë fund. Kush ka vendosur dorë mbi taksat e shqiptarëve, duhet të shkojë përpara drejtësisë.

Përshëndes deklaratën e SHBA për hapjen e zyrës së DEA në Tiranë. Inkurajoj qytetarët të japin informacion se si paratë e krimit dhe drogës po përdoren për të blerë vota. Drejtësia nga sot të fillojë të bëjë detyrën që i takon ndaj çdo qytetari.

I bëj thirrje SPAK të hetojë pasurinë time, gjithashtu të hetojë pasurinë e kryebashkiakut të Vorës dhe familjarëve të tij. Uroj dhe besoj se drejtësia do bëjë drejtësi”, tha Hoxha për mediat.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply