Paaftësia e Ministrisë së Bujqësisë, situatë alarmante e pesticideve në prodhimet ushqimore!

Deklaratë për media e kreut të Departamentit të Bujqësisë, Gjok Vuksani

Bashkimi Europian në të gjitha direktivat e tij përcakton domosdoshmerinee reduktimit të rreziqeve të përdorimit të pesticideve në shëndetin e njeriut dhe mjedis.
Këto direktiva duhet te zbatohen edhe nga vendi yne, por qeveria është vite drite larg standardeve qe mbrojnë jetën e qytetarëve.
U desh alarmi i emisionit Alert qe, per here te pare konsumatoret te njiheshin me shifrat alarmante te mbetjeve te antibiotikeve dhe pesticideve ne produktet bujqesore dhe blegtorale. Sa për dijeni institucionet e kane detyrim ligjor informimin e publikut per sigurine e produkteve ushqimore te hedhura ne treg.
Bazuar ne informacionin zyrtar te Autoriteti Kombetare te Vetrinarise dhe Mbrojtjes se Bimeve dhe AKU, gjate vitit 2022 jane kryer 1958 analiza per produktet ushqimore me origjine shtazore dhe 471 analiza per frutat dhe perimet.
Rezultatet e analizave per VEZET deshmojne se 9.6 % e tyre kane patur mbetje antibiotikesh mbi normat maksimale te lejuara. E thene me thjeshte 1 ne cdo 10 veze qe konsumojne femijet tane eshte me mbetje antibiotikesh shume te rrezikshem per shendetin e tyre.
Gjithashtu, nga analizat zyrtare të MJALTIT ka rezultuar se rreth 11% e mostrave kane mbetje antibiotikesh mbi normat maksimle te lejuara nga legjislacioni shqiptar.
Po keshtu nga te dhenat zyrtare te Autoritetit Kombetar te Ushqimit per monitorimin e mbetjeve te pesticideve ne fruta dhe perime, ne rang kombetar, 11.5% e mostrave kane rezultuar me mbetje pesticidesh mbi normat maksimale te lejura.
Pra, 1 ne 10 fruta apo perime qe konsumojne cdo dite shqiptarët, ka mbetje pesticidesh te rrezikshme per shendetin.
Rrezikshmeria e mbetjeve te pesticideve te perimet dhe frutat rritet per faktin se ato konsumohen te fresketa dhe me sasi te madhe.
Gjendja eshte ALARMANTE, por Ministria e Bujqesise dhe instituconet pergjegjese per sigurine ushqimore, si pjese perberse e sigurise kombetare, jane kthyer ne operatore facebooku me like dhe share.
Gjendja alarmante ka ardhur si rezultat i paaftesise se Ministrise se Bujqesise, duke planifikuar marrjen e mostrave per qershine ne muajin mars/prill kur nuk ka prodhim apo duke mos planifikuar analiza per karrotat gjate muajve janar, shkurt, mars kur eshte piku i prodhimit.
Gjithashtu perime te tilla si qepa, prasi , lulelakra , fasulja, brokoli , bizelja etj nuk jane perfshire fare ne Planin Kombetar te Monitorimit, megjithëse jane produkte baze te konsumit te perditshem.
Me gjithe gjendjen katastrofike te mbetjeve te antibiotikeve ne produktet me origjine shtazore per vitin 2022 Ministria e Bujqesise ka ulur me 25% numrin e analizave te planifikuara per vitin 2023. E thene ndryshe: nese ke deshtuar ne planifikim, ke planifikuar deshtimin.
Ministria e Bujqesise, AKMVB dhe AKU bejne ping-pong me njeri tjetrin duke e lene gjurmushmerine e produktit jetim dhe duke mos marre asnje mase per garantimin e shendetit te konsumatorit.
Mbetjet e antibiotikeve dhe pesticideve mbi normat e lejuara jane substanca shume te rrezikshme per shendetin, pasi shkaktojne nga deformimi i fetusit deri tek semundjet kacerogjene me pasoje vdekjen.

About Redaksia

Check Also

Veliaj pritet me protesta para SPAK: Hajdut, mashtrues 99-sh…

Disa qytetarë kanë protestuar me pankarta në duar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, pasi …

Leave a Reply