Skandali/ Basha dhe Balla, 1 orë bashkë në banesë, fotot e takimit të fshehtë

Janë zbardhur fotot dhe video nga takimi i fshehtë i Bashës me Ballën në një banesë private të një bashkëpunëtoreje të Bashës.

Është ora 18:04 minuta e pasdites së 3 dhjetorit të 2022 kur Lulzim Basha mbërrin me një automjet tip “Jeep” me targa AA 751 MO, makinë e njërit prej bashkëpunëtorëve të tij dhe jo e tij (ndoshta për të shmangur rënien në sy).

Takimi është zhvilluar në kulmin e debatit për zhvillimet në PD, për vulën e demokratëve.

Në orën 18:04 minuta, Lulzim Basha futet në banesën e caktuar për takimin.

Në 18:27 minuta, mbërrin edhe Taulant Balla.

Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, duke marrë ashensorin.

Ndërsa në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që largohet nga apartamenti i mikut të përbashkët, ku mbajt takimi, duke zbritur shkallët në këmbë.

Sakaq, mësohet se Balla dhe Basha janë takuar edhe te resorti i Gjergj Lucës, si dhe në disa ambiente të tjera në Tiranë, takime të cilat gjithnjë janë mohuar nga të dy.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply