Bardh Spahia: Të përndjekurit politik janë pjesë e ADN-së së Partisë Demokratike!

Kryebashkiaku demokrat Bardh Spahia, kandidat i opozitës për mandatin e dytë në bashkinë e Shkodrës, ka ndarë disa momente nga takimi me ish të përndjekurit politik në Shkodër.

“Shkodra si qyteti simbol i vuajtes dhe përndjekjes nga regjimi, por edhe i rezistencës dhe shpirtit të lirë, ka qënë dëshmitarja më e mirë se si duhet të jetë qendresa e një kombi”, shkruan Spahia ndër të tjera.

 Postimi Bardh Spahisë

Të përndjekurit politik janë pjesë e ADN-së së Partisë Demokratike. Shkodra si qyteti simbol i vuajtes dhe përndjekjes nga regjimi, por edhe i rezistencës dhe shpirtit të lirë, ka qënë dëshmitarja më e mirë se si duhet të jetë qendresa e një kombi.

Pata kënaqësinë që gjatë një takimi me përfaqësuesit e kësaj shtrese dhe familjeve që e vuajtën mbi supe atë regjim, të flisja mbi projektin tonë për të kontribuar në ruajtjen e këtyre vlerave, njohjen e të rinjve me atë periudhë dhe promovimin e pasurimin e atyre vëndeve që dëshmojnë të shkuarën e errët që kaluam si komb. Kujtesa është ajo që një komb duhet ta udhëheqë, pasi në të kundërt rrezikojmë të na përsëritet e shkuara.

#votoBardhSpahia2

#votobashkëfitojmë1

About Redaksia

Check Also

Tension në protestë! Qytetarët tentojnë të heqin barrierat metalike, përplasen me policinë

Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit. Qytetarët janë përplasur me forcat e …

Leave a Reply