Tension në Kukës, vëllai i Safet Gjicit kërcënon banorët për votat

Tensionohet situata në qytetin e Kukësit në ditën e fundit të fushatës elektorale. Bedri dhe Nebi Sinamati banorë të fshatit Bushat kanë denoncuar Lavdrim Gjicin, vëllain e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës, Safet Gjici, për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga shoqëruesi i tij.

Dy kushërinjtë tregojnë edhe rrjedhen e ngjarjes se si janë kërcënuar sapo kanë dalë para shtëpisë së tyre në orët e vona të mbrëmjes.

Fillimisht, thonë ata, dolëm me automjetin tonë nga banesa dhe po shkonim tek shtëpia e kushëririt tjetër. Sapo kemi dalë në rrugën e lagjes na është bllokuar rruga nga ky automjet që shihni në pamje, në vendin e parë të mjetit dallohet qartë se është i ulur Lavdrim Gjici, vëllai i kandidati të PS-ës për Bashkinë Kukës së bashku me një përson tjetër.

Ndërkohë, pas këtij incidenti reagimi i qytetarëve ka qenë i menjëhershëm.

Ata janë grumbulluar para Drejtorisë së Policisë së Kukësit në mbështetje të dy kushërinjëve të këcënuar me armë para banesës së tyre.

Është dashur ndërhyrja e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati për të shtensionuar situatën para Drejtorisë së Policisë Kukës, situatë e cila mund të shkonte në përplasje mes palëve.

Kandidati Admir Sinamati dënoj aktin e shëmtuar të vëllait të kundërshtarit të tij politikë dhe tha se kjo situatë ka ardhur si shkak i tensionimit të gjendjes, presioneve të vazhdueshme, blerjes së votës e deri tek përdorimi i armëve ndaj banorëve nga mbështetësit e familjarët e Safet Gjicit.

Policia ka bërë shoqërimin e mjetit por edhe të përsonave të përfshirë në këtë incident zgjedhor.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply