Nga Flamur NOKA
Damian. Sot ta kuptoj shqetësimin dhe zemërimin tënd! Nuk është e lehtë të jesh në pozitën e njeriut qe shoqëron një kandidat të përbuzur dhe të papranueshëm kudo që shkon në qytet. E ke të vështirë të gëlltisësh faktin që Elbasani ta refuzoj krijesën tënde politike. Ne e dimë që kandidati real je ti, jo Llatja – të cilin e ke marrë në qafë me insistimin tënd për ta kandiduar.
Damian! Rama dhe Rilindja “jote” nuk e kuptoni forcën e reagimit dhe shpirtin e revoltës të qytetarëve kur zgjedh t’i poshtërosh dhe t’i konsiderosh numra dhe t’i vendosësh seicilit nga një vlerë monetare.
E ke të humbur Damian! Qytetarët e Elbasanit thjesht po presin të dielën!
Po presin të ju tregojnë se qytetaria nuk mbytet me banalitet, se dinjiteti nuk blihet me para, se vota jo kudo ka çmim. Fitoren e Luçiano Boçit nuk e mohon dot askush. Elbasani gelon nga shpresa e ndryshimit. Sepse fitorja e Luçiano Boçit ka fytyrën e qytetarëve të Elbasanit dhe jo si kandidati yt qe ne fytyre ka tymin, blozën e inceneratorit.
Qytetarët e Elbasanit do të flasin me votë si njerëz plot dinjitet, të dielën…
Nuk ka shqiptar që se din se Rilindja ka afërsi politike e shpirtërore me horrat, banditët blerësit e votës … Një proverb i mençur thotë se “kush jeton në shtëpi prej xhami nuk gjuan dot me gurë…
Drejtoria e Administratës Publike (DAP) ta ka bërë me dije se cilët janë çunat problematikë që ti keni emëruar si drejtorë në bashkinë e Elbasanit. DAP këshillon që ata nuk mund të jenë në detyrë.
Mos u përpiq t’u japësh atyre zemër për ta vazhduar krimin e tyre zgjedhor, sepse ajo që nuk u garanton dot është siguria (juridike).
Ndaj leri ata çunat problematike të merret ligji me ta se nuk do i shpëtosh dot…
Miqtë e tu – ata çunat problematikë e dinë se kur t’u hidhen prangat – njësoj si shefi yt, ti ke një shprehje të preferuar për ta: Përgjegjësia është vetëm personale!
Për rikujtesë emrat i ke te plota. Pa iniciale. Nga DAP-