Arrestimi i kandidatit të opozitës në Himarë shkakton incident diplomatik, informohet BE

Mbas ndalimit nga policia të kandidatit të opozitës për Himarën, Fred Beleri ka reaguar ministria e jashtme greke. Ministria greke njoftoi se, me urdhër të ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, ambasadorja greke në Tiranë Kostandina Kamici do të takojë ministren Xhaçka.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Beleri, është arrestuar me akuzën e shitblerjes se votave në restorantin e tij në Himarë.

Ambasadorja e Greqisë në Tiranë ka informuar ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Shqipëri për rastin e arrestimit të Fredi Belerit.

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, është nisur për në Komisariatin e Policisë së Vlorës, për të takuar nga afër Belerin, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës.

Më herët, sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme, ambasadorja greke kishte bërë një vizitë përkatëse në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i përbashkët i të gjitha forcave të opozitës! Ta shohim çfarë ka ndryshuar për Tom Doshin se dje ishte në Skap

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i …

Leave a Reply