Mbas ndalimit nga policia të kandidatit të opozitës për Himarën, Fred Beleri ka reaguar ministria e jashtme greke. Ministria greke njoftoi se, me urdhër të ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, ambasadorja greke në Tiranë Kostandina Kamici do të takojë ministren Xhaçka.
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Beleri, është arrestuar me akuzën e shitblerjes se votave në restorantin e tij në Himarë.
Ambasadorja e Greqisë në Tiranë ka informuar ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Shqipëri për rastin e arrestimit të Fredi Belerit.
Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, është nisur për në Komisariatin e Policisë së Vlorës, për të takuar nga afër Belerin, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës.
Më herët, sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme, ambasadorja greke kishte bërë një vizitë përkatëse në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.