Elton Leshi inspektor tek IKMT bashkë me dy punonjëse të Belinda Ballukut janë kapur duke shpërndarë para për vota.
LEXO EDHE:
Berisha: Votimi i 14 majit ka rëndësi vendimtare për fatin e Shqipërisë! Votoni njëshin dhe kandidatët e primareve!
Ata ndodheshin në një pallat në qytetin e Peshkopisë kur janë pikasur nga mbështetës të kandidatit të opozitës, Ismail Uka.
Prej orës 14:00, zyrtarët e Ballukut kanë qëndruar brenda në apartament, ndërsa ka ndërhyrë policia për t’i nxjerrë, duke i larguar prej aty.
Belinda Balluku është drejtuese politike e PS në Qarkun e Dibrës. Ajo është akuzuar edhe nga kryetari i PD, Sali Berisha se ka shpërndarë njerëzit e saj në terren të cilët blejnë vota.