Kandidati skandal i Matit: Është Edi Rama, janë nja 10 mijë vende bosh, pastaj vjen populli

Jo pak “perla” kemi parë në këtë fushatë, e cila ditët e fundit është ndezur më shumë. Një nga këto e kanë bërë viral sot kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj i cili garon për një tjetër mandat në këtë bashki.

Në takimin elektoral të drejtuar ditën e sotme nga zv. kryeministrja Belinda Balluku, Malaj tha se i pari për këtë vend është Edi Rama, pastaj janë 10 mijë vende bosh dhe pastaj vjen populli dhe në fund Sali Berisha e Ilir Meta.

“Në fushat e tyre kanë spikatur. Por duhet të bëjmë dhe një analizë tjetër, kush është Edi Rama dhe Sali Berisha, kush është Edi Rama dhe Ilir Meta. Ka një diferencë shumë të madhe. Është Edi Rama, janë nja 10 mijë vende bosh, pastaj vjen populli, në fund fare janë ata”, u shpreh Malaj.

Kujtojmë se Agron Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku sapo ky i fundit mori detyrën. 10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë. Në lidhje me akuzat për ngjarjen e 21-janarit Rama ka deklaruar se Agron Malaj nuk ka lidhje me ngjarjen.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply