Berisha takim me strukturat në Durrës për zgjedhjet e 6 marsit

Ish-Kryeministri Sali Berisha pasi ka prezantuar 6 kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, ka nisur fazën e dytë të takimeve me strukturat në bashkitë ku do të mbahen zgjedhje për kryebashkiakë.

Berisha është takuar sot me strukturat në Vadardh, Sukth.

Nga raportimet mësohet se, në takim është diskutuar lidhur me zgjedhjet, por edhe mbi detaje të organizimit të fushatës.

Deri më tani kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Durrësit, Ardian Muka, ka gërshetuar elementë të fushatës, nga takimet derë më derë, në ato më të zgjeruara, duke bërë të njohura edhe detaje nga programi i tij, sipas zonave që përfshin bashkia e Durrësit.

About Redaksia

Check Also

Rama thirri protestën për UÇK-në/ E detyrojnë të zhduket fare nga tubimi

Me një postim në rrjetin e tij Facebook, Rama ftonte tre ditë më parë të …

Leave a Reply