Ulsiu dhe Belinda dërgojnë drejtorët patronazhistë për fushatë në Dibër

Drejtorët e administratës janë transferuar në Dibër për fushatë, shoku Ulsi!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku kanë nisur fushatën në Dibër për të mbështetur kandidatin socialist për kryetar bashkie, Rahim Spahiun. Balluku ka publikuar pamjet e takimit që kanë bërë me qytetarët për t’i dhënë fitoren Spahiut si “zgjedhja e duhur për Dibrën”.

Mirëpo, në fushatën që dy ministrat e PS-së kanë zhvilluar në Dibër, janë dërguar edhe drejtorët e ministrive të tyre përkatëse, dëshmi e gjallë e faktit se si administrata publike po shfrytëzohet edhe një herë tjetër për të fituar zgjedhjet, si edhe ato të fundit, të 25 Prillit 2021.

Denoncimin e ka bërë deputeti Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD, që ka publikuar sot fotografitë e pjesëmarrësve në fushatën e Dibrës. Këlliçi ironizon: “Nga Tirana në Dibër! Patronazhistë, në luftë për çështjen e partisë të jeni gati! Drejtorët e administratës janë transferuar në Dibër për fushatë. Puna pret. Shoku Ulsi, si Ministër i Drejtësisë, e di mirë se kjo është në shkelje të ligjit”, nënvizon Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply