“Duhet një fajtor që të marrë përsipër mëkatin kolektiv”

Nga Ylli MANJANI

Në të gjitha shoqëritë moniste dhe të narkoshtetit kërkohet fajtori në publik. Duhet një fajtor që të marrë përsipër mëkatin kolektiv.

Dhe fajin e ka gjithmonë i pamunduri, i dobëti, duarlidhuri, i vdekuri e viktima. Fajin gjithmonë e ka ai/ajo që flet, jo ai që bën gjëmën.

E mbani mend agjitacionin e propagandën?

Shpalleshe fajtor pse thua s’ka qumësht në dyqan. Njësoj edhe sot, fajin e ka ai që flet! Ndërkohë ai që bën gjëma është legjitim…

Le që ç’them kot dhe unë agjitacioni e propaganda.

Ne kolektivisht bëjmë me faj edhe atë që sëmuret.

“Vetë e ka fajin që u sëmur”.

“Është ftohur, kot bën se s’ka gjë”…

***

Nejse, mos harroni:

Vetëm përpara!

Pak shpejt po deshët se mbaruan vendet në varreza.

About Redaksia

Check Also

Pse në shpellën e mafies imuniteti Ballukut është shpallur monopol krimi

Nga Ndriçim KULLA Kërkesa për dorëzimin e imunitetit të Belinda Balluku ka rënë mbi qeverisjen  shqiptare …

Leave a Reply