Vinicius Junior është bërë shënjestër e sulmeve raciste në La Liga këtë sezon. Për këtë, futbollisti i Real Madridit dje e bëri një postim në “Twitter”, përmes së cilit e dënoi racizmin, ndërsa tha se as Federata Spanjolle nuk po bën asgjë në këtë drejtim, duke i inkurajuar kundërshtarët që të vazhdojnë të bëjnë një gjë të tillë derisa nuk i dënon ata.
“Kampionati që dikur i përkiste Ronaldinhos, Ronaldos, Cristianos e Messit, sot i përket racistëve. Një komb i bukur, i cili më mirëpriti dhe që e dua, pro që pranoi ta eksportonte imazhin e një vendi racist në botë. Më vjen keq për spanjollët ë nuk janë dakord, por sot në Brazil, Spanja njihet si një vend i racistëve. Dhe, për fat të keq, për gjithçka që ndodh çdo javë, nuk e kam asnjë mbrojtje. Por, unë jam i fortë dhe do të shkoj deri në fund kundër racistëve”, shkroi përfaqësuesi Brazilian.
Ndërkohë, “retweet” këtij postimi i ka bërë presidenti i La Ligas, Javier Tebas Medrano, i cili e kritikoi Viniciusin.
“La Liga është munduar të bëjë çka të mundet në rastet kundër racizmit. Jemi munduar ta shpjegojmë këtë, por ti, Vinicius, nuk ke qenë në asnjërën nga dy datat e dakorduara që i keni kërkuar vetë për të diskutuar për këtë rast. Para se ta kritikoni dhe ta ofendoni La Ligan, është e nevojshme që të informoheni siç duhet, Vinicius. Mos lejoni që të manipuloheni dhe sigurohuni që t’i kuptoni plotësisht kompetencat e njëri-tjetrit dhe punën që e kemi bërë së bashku”, ka shkruar kreu i La Ligas.
E më pas atij i është përgjigjur Vinicius, i cili ka qenë edhe më i ashpër ndaj presidentit të kampionatit spanjoll.
“Edhe një herë, në vend që t’i kritikojë racistët, presidenti i La Ligas shfaqet në rrjetet sociale për të më sulmuar. Sadi që flisni dhe vëni sikur nuk lexoni, imazhi i kampionatit tuaj po tronditet. Shikoni përgjigjet në postimet tua dhe e keni një përgjigje aty… Heqja e vetes nga përgjegjësia të bën vetëm të barabartë me racistët. Unë nuk jam shoku yt për të folur për racizmin. Dua veprime dhe ndëshkime. ‘Hashtag’ nuk më lëviz”, shkroi Vinicius.
Futbollisti brazilian është më i sulmuari në baza racore në kampionatin spanjoll.