Nga Ted KOPLIKU
Sot lexova dy analiza interesante. Dy qasje të ndryshme rreth asaj që po ndodh dhe çfarë do të ndodhë në Shqipëri. E para ajo e Lubonjës që shprehte shqetësimin e garës që lamë pas, të cilën ai e konsideronte më shumë se një operacion kirurgjikal të një krimi pa gjurmë, si një kasaphanë të zhurmshme për këdo që ka veshë dhe sy me pa. E dyta ishte ajo e Adriatik Lapaj që thoshte që Shqipëria s’ka asgjë më pak se Singapori që u kthy nga ekonomi e mbijetesesës në lider botërorë, pavarsisht mungesës së resurseve dhe korrupsionit endemik.
Menjëherë pas humbjes ju futa leximit të artikujve që flasin për aksionin opozitar në regjimet autoritare. Kur them artikuj e kam fjalën për artikuj shkencorë ku gra e burra e masin fjalën para se me e nxjerr. Ndër të tjera më bani përshtypje analiza e rastit te Burkina Fasos në 2010 të cilin autori e quante si regjim gjysëm autoritar. Në këto sisteme, sipas autorit, regjimet krijojnë hapësira për debatin opozitar, të tilla që nga njëra anë i japin legjitimitet regjimit, nga ana tjetër nuk e ekspozojnë ndaj rrezikut të rotacionit.
Me ose pa koshience Adriatiku po përfiton dhe vetëkënaqet me këtë hapësirë. Personalisht e vlersoj për artikulimin dhe aksionin qytetar e opozitar, ndryshe nga shumë indiferentë apo të tjerë shërbëtorë te regjimit që në rastin më të mirë nuk prodhojnë asgjë. E konsideroj si patriot, që e do vendin e tij dhe për sa kohë mungojnë provat refuzoj ta reduktoi në “djalin simpatik, me diskurse të artikuluara patriotike/nacionaliste, që bie lehtë në sy të ambasadave”. Madje e kam përgëzuar personalisht për aksionin e tij. Gjithsesi ky format dhe kjo rrugë veçse legjitimon regjimin edhe për shumë vite, pa e rrezikuar. Si ne Burkina Faso.
Pikë së pari, Adriatiku nuk tregon mjetet që janë përdorur për të arritur ëndrren singaporiane. Faktin, që personazhi që i ka ba ata ndryshimet e viteve 60 ka ken nje diktator me vizion, ai nuk e përmend. Ai nuk flet as për situaten gjeopolitike që i ka nxit kto ndryshime. Pra tregon një të vërtet¨jo të plotë, sinonim i të pavërtetës.
Do thoja që ne me Singaporin e Adriatikut kemi të ngjashëm vetëm diktatorin i cili ndryshe nga ai i Singaporit te Adriatikut nuk e ka fillu luftën si pastrimi i shkallëve nga lart poshtë, por prej dhjete vitesh pasuron nga lart miqtë dhe emigron nga poshtë këdo që nuk i nënshtrohet sistemit autoritar që ka instaluar.
Si në Burkina Faso, regjimi po ndërton një hapësirë opozitare ekzluzivisht për një “opozitë soft” dhe bashkë me mediat që i dezinjojnë personazhet e kësaj opozite, ndërtojnë fasaden demokratike që ndihmon të shfryhen tensionet që ngrihen ndaj regjimit. Opozita e vertetë, e pamjaftueshme në aksionin opozitar (siç e thotë edhe Lubonja) janë e vetmja mënyrë për ta rrëzuar këtë regjim. Kusht i nevojshem por jo i mjaftueshëm.
Me pranë se Singaporit, jemi pranë Burkina Fasos, prandaj mendoj që zgjidhja fillon duke hetu dhe denoncu zgjedhjet e manipuluara. Në të njejtën kohe opozita reale e vendit të nisë fushaten që tani për në 2025 duke u përfaqsu me figura që frymzojnë, me demokraci të brendshme, rivitalizim i strukturave, rritje të presionit ndaj qeverisë për ndryshimin e rregullave të lojës dhe ftesa e dëgjesa i atyre që nuk kanë votuar akoma për herë të parë apo i atyre që nuk kanë votuar në zgjedhjet e fundit.
Nëse mbajmë shpresën nga Singapori i Adriatikut, do përfundojmë duke shpresuar ndryshimin e pushteteve me grushte shteti nga gjeneralët si ne Burkina Faso.