Baçi: Këto zgjedhje kanë qenë një reprezalje, opozita i rezistoi presioneve të Ramës

Deputeti i PD, Luan Baçi tha në emisionin “Drejt”, se janë të gjithë fajtorë që opozita u largua nga kuvendi dhe nga pushteti lokal. Ai shtoi se në këto zgjedhje PD-ja ka treguar vitalitet shumë të madh dhe nuk iu dorëzua presionit të mazhorancës që t’i bojkotonim edhe njëherë zgjedhjet sepse ky ishte plani.

“Ka qenë një reprezalje. Kështu kur ikën nga pushteti lokal dhe ikën nga parlamenti. Kjo ishte në dëm të qytetarëve shqiptar. Që të gjithë kemi qenë aty dhe kemi faj që nuk e kemi ngritur zërin aso kohe dhe të thonin se këto akte ishin vdekjeprurëse.

Është shumë vështirë. Në këto zgjedhje PD-ja ka treguar vitalitet shumë të madh dhe nuk iu dorëzua presionit të mazhorancës që t’i bojkotonim edhe njëherë zgjedhjet, sepse ky ishte plani, u futëm në zgjedhja dhe rezultati ishte se u përfaqësuam denjësisht me 500 mijë vota. Rama ka bërë grusht shteti në mënyrë graduale”, tha Baçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kjo është ditë e vështirë, thirrja jonë është për vetëpërmbajtje! Nuk duhet që emocionet të ndikojnë në rendin dhe stabilitetin e Kosovës!

Berisha: Dënojmë me forcën më të madhe të gjithë ndërhyrjet e Beogradit dhe të tjerëve …

Leave a Reply