Nga Rezenbrik SERJANI
Mbretëresha e turizmit shqiptar, për të disatën herë gdhihet e ngryset, në një seri ditësh pa ujë. Kujtojmë se jemi zyrtatisht në sezonin e verës, në atë sezon ku Vlora hijeshohet çdo ditë.
Edhe këtë sezon, kryetari i vërtetë i Bashkisë Vlorë, tek i vetmi, ku qindra familje, biznese, njësi hoteliere, “guest house”, restorante e njësi të madhësive të ndryshme të shërbimit, gjejnë zgjidhe, mbetet Bolieri, me të cilin zhvillohet çdo aktivitet ekonomik i qytetit, përgjatë të gjithë shtrirjes sezonale turistike.
Sot, në Vlorë, kemi emergjencën e dytë, të brenda disa javëve, të mungesës së ujit.
(72 orë, Vlora pa ujë)
Por a ka njeri, institucion, apo qoftë edhe një zë që do thotë diçka e të mbajë përgjegjësi për kthimin e Vlorës në mbretëreshen e shkretëtirës së pa ujtë?
Kryetari i Bashkisë, ai që në letra duhet të jetë ende në zyrë, prej kohësh nuk duket në qytet, ndërsa Ndërmarrja e Ujësjellësit të punonjësve të partisë, funksioni i së cilës mbetet vetëm kthimi në shtab elektoral sa herë ka zgjedhje, vazhdon eksperimentin e shkretimit të Vlorës, duke e lënë pa ujë, e duke gjetur pretekstin se edhe kësaj radhe na paska dalë një “avari”.
Kujtojmë se jemi 1 javë nga përfundimi i zgjedhjeve vendore, ku fjalia e fundit e turistit të Dubait, i cili e do vetëm 1 mandat të mësojë rrugët e qytetit, per të 27-ën herë radhazi, si paraardhësit e tij, ishte furnizimi me uji të pijshëm 24 orë. PARADOKS !!!
Rezenbrik
Rezenbrik Serjani
Nga Rezenbrik Serjani
Zgjedhjet përfunduan, detyra e Ujësjellësit në Vlorë, shtab elektoral i Partisë-Vlora pa ujë !