Denoncimi krimit zgjedhor, Noka: Isha në SPAK për çështjet e “Bufit” dhe “Aktivistit”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, deklaroi pasi doli nga SPAK se ishte në Prokurorinë e Posaçme për dy çështje të batërdisë zgjedhore.

“Siç jeni në dijeni në këtë fushatë zgjedhore, Rilindja ka bërë një batërdi dhe në këtë aspekt, ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi.

Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje. Në lidhje me zonjën Majlinda Bufi si kërcënuese, shantazhuese e qytetarëve për t’u devijuar me dhunë votën dhe për të famshmen çështjen të Aktivistit, që po ashtu shantazhonte dhe survejonte administratën.

Këto të dyja janë krime të rënda zgjedhore dhe ne do i shkojmë deri në fund.

Të gjitha provat që disponojmë janë dorëzuar dhe çdo dokument që do kemi, do e dorëzojmë.

Fakti që jam këtu do të thotë se hetim penal ka për zonjën Bufi dhe çështjen e Aktivistit”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Si Bushka dhe Ajola asgjësuan celularin e shtetases I.G që provat të mos binin në duart e SPAK

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, është shprehur në emisionin ‘Debat’ në A2 CNN, …

Leave a Reply